Connect with us

Kosova

Uashingtoni humbet durimin me Kosovën/ Mendoni për një format të ri dialogu

Ish i dërguari special i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petriç, tha se duhet të mendohet për një format të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi tani dialogu është në gjendje të vështirë.

Ai ka theksuar edhe ndikimin e zgjedhjeve amerikane në Kosovë, duke thënë se ka përshtypjen se kushdo që fiton do të ketë një politikë tjetër ndaj Kosovës dhe ka shtuar se ka përshtypjen se Uashingtoni po e humb durimin dhe nuk e përkrah Prishtinën si më parë.

Petriç tha se viti 2024 nuk është vit i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Më duhet të them se ka disa arsye, arsye të jashtme: zgjedhjet në Bashkimin Evropian, zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara. Ka faktorë të tjerë që ndikojnë në dialog, natyrisht, lufta në Ukrainë, agresioni rus, lufta në Gaza, Izraeli. Pra, keto janeshqetësimi i komunitetit ndërkombëtar dhe po fokusohet politikisht në këto zhvillime shumë të rrezikshme” – deklaroi Wolfgang Petriç

Siç u shpreh ai, kur është fjala për anën teknike, amerikanët sapo kanë emëruar një të dërguar të ri special për Kosovën dhe rajonin, ndërsa evropianët ende kanë Miroslav Lajçakun, por edhe ai eshte duke ikur.

Duke thënë se dialogu dha rezultate në vitin e parë dhe se ajo që është arritur duhet të merret parasysh, Petriç u shpreh se duhet të ketë një përpjekje të re, një strategji të re se si të avancohet bazuar në arritjet e viteve të fundit, dhe shtoi se bazë për përparim duhet të jetë marrëveshja e arritur në Bruksel vitin e kaluar, si dhe në Ohër.

Petriç është i bindur se administrata e re amerikane, si dhe administrata e re e Bashkimit Evropian, do të bëjnë një hap të mëtejshëm drejt zgjidhjes së normalizimit të marrëdhënieve.

Kur krahasojmë situatën ndërkombëtare të Serbisë dhe Kosovës, siç theksoi Petriç, vërehet se në fakt Serbia po përparon në aspektin e iniciativave ekonomike, në aspektin e mbështetjes që marrin nga Gjermania dhe Franca, nga njëra anë. Nga ana tjetër, kemi Prishtinën, qeverinë e Albin Kurtit, e cila disi e humbi mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës, kur flasim për Këshillin e Evropës.

“Përshtypja ime është se në vend që të stabilizojë dhe zgjerojë sovranitetin e tij, Kosova po e humb atë për shkak të një politike që nuk është mjaft fleksibël, jo mjaftueshëm pragmatike dhe nuk prodhon rezultate ekonomike” – potencoi Petriç.

Advertisement