Aktualitet
Udhëtime me avion personal/ Hackerat publikojnë TIMS-in e Ramës
Hackerat e Iranit të identifikuar si HomeLandJustice kanë publikuar pasditen e sotme, dokumente e sistemit TIMS të Edi Ramës.
Ajo që vihet re është fakti se Edi Rama që nga viti 2005, kur ka nisur edhe funksionimi i sistemit TIMS ka udhëtuar vetëm me pasaportë diplomatike.
Nga viti 2020 e këtej, udhëtimet e Ramës kanë qenë vetëm me avion personal, charter, duke mos preferuar shërbimin që ofrojnë kompanitë e tjera.
Që prej nisjes së sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë nga hackerat e Iranit, Edi Rama është justifikuar përherë duke deklaruar se ata nuk mundën që të marrin të dhëna sensitive, si dhe duke mos e dëmtuar sistemin
Por çdo ditë që kalon, duket se del në dritë fakti se hackerat kanë marrë shumë më shumë seç pretendon Rama.