Connect with us

Aktualitet

Ujku kapet në rrush/ Historiani serb ‘dërmon’ Vuçiçin – Shkrim nga NTV

Kjo është goditja më e fortë që ka marrë regjimi aktual në Serbi dhe njeriu i parë i vendit nga Bashkimi Evropian, tha historiani serb Milan St. Protiç, me rastin e rezolutës së fundit të Parlamentit Evropian, duke theksuar gjithashtu se vështirë që do të mund të refuzojë nga Beogradi zyrtar, kërkesa e mundshme e Komisionit Evropian për të kryer një hetim ndërkombëtar për parregullsitë zgjedhore. “Nëse një kërkesë e tillë dërgohet, mendoj se presidenti Vuçiç do ta gjejë veten në dilemë se si të reagojë, sepse refuzimi i një komisioni të tillë do të tregonte qartë se Serbia nuk është më e interesuar për integrimin evropian” – deklaroi historiani. Siç theksoi ai, tani pyetja kryesore është nëse Brukseli do ta zyrtarizojë një kërkesë të tillë, sepse do të ishte shumë e vështirë dhe e turpshme që presidenti serb ta refuzonte. Sipas shpjegimit të Protiç, kjo do të thoshte se ai do të mbante anën e kundërt në raport me Bashkimin Europian, “dhe kjo do t’u lidhte duart, si regjimit ashtu edhe njeriut të pare të vendit”

Advertisement