Connect with us

Sport

Ukraina dhe Anglia plotësojnë gjysmëfinalet

Jo rrallë sporti ndihmon imazhin e një populli dhe të një shteti.Kombëtarja e futbollit të Republikës Federale të Gjermanisë e bëri për dekada, që nga 1954-ra deri në 1990, kur vendi u bashkua, ndërsa këtë po e bën edhe Ukraina U21.Shpresat ukrainase i dhanë një shtysë të madhe morale popullit të tyre në luftë, ndërsa vazhdon sulmi i Rusisë, duke u kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian të moshave.Ky është një rekord, pasi nuk kishte ndodhur kurrë që kjo përfaqësuese Shpresa të arrinte në 4 më të mirët e kontinentit.

Ukraina mundi 3-1 Francën favorite në stadiumin e Steauas në Bukuresht të Rumanisë, me yllin e Chelsea, Mudryk, që shkëlqeu mbi të gjithë. Edhe pse Franca kaloi e para në avantazh, ukrainasit reaguan, ndërsa golat u shënuan dy herë nga Sudakov dhe një nga Bondarenko. Ukraina U21 do të luajë në gjysmëfinale ndaj Spanjës.Gjysmëfinalisti tjetër i Europianit është Anglia.“Tre luanët” do të kenë punë me Izraelin në katërshe e do të jenë padyshim favoritë, ndonëse ky turne ka treguar se nuk i respekton parashikimet.  Anglia U21 u kualifikua me fitoren 1-0 ndaj moshatarëve të Portugalisë, falë një goli të shënuar nga Entoni Gordon në minutën e 34-ët.Sfida çerekfinale në Gjeorgji ishte e vështirë pasi portugezët luftuan fort, por anglezët kanë një veçori në këtë Europian sepse nuk kanë pësuar asnjë gol deri tani.

Advertisement