Connect with us

Bota

Ulja e tarifave, Britania dhe Shtetet e Bashkuara afër një mini-marrëveshje tregtare

Mbretëria e Bashkuar kohët e fundit tha se do të heqë tarifat kundër Amerikës mbi subvencionet për kompanitë hapësinore.

Përfaqësuesi i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara, Robert Lighthizer tha BBC se ishte shpresëdhënës për një marrëveshje që mund të ulte tarifat ndëshkuese për artikuj si uiski Skocez. Lighthizer tha se ishte në bisedime me sekretaren e tregtisë ndërkombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.

“Unë shpresoj se mund të marrim një lloj marrëveshjeje, nuk na mbetet shumë kohë”, tha Lighthizer.

Komentet e tij vijnë vetëm disa ditë pasi Britania e Madhe hodhi poshtë tarifat e BE-së për prodhuesin amerikan të avionëve Boeing, duke dalë në kundërshtim me pjesën tjetër të bllokut, me shpresën për të siguruar një marrëveshje të shpejtë tregtare pas Brexit me Uashingtonin.

SHBA dhe BE kanë qenë në një mosmarrëveshje tregtare të gjatë për subvencionet ndaj Airbus, rivalit europian të Boeing.

SH.B.A. ka shënjestruar prej kohësh një qasje më të mirë në bujqësinë e Mbretërisë së Bashkuar, megjithëse qeveria britanike njoftoi në nëntor se nuk do të lejonte pulën e kloruar nga SH.B.A., ose viçin e ushqyer me hormone, në raftet e supermarketeve të Anglisë.

“Këto janë çështje teknike të komplikuara. Dhe ato janë llojet e gjërave që do të përpunohen, mendoj, në fazat e fundit të negociatave, ”tha Lighthizer.

Pavarësisht pengesave të ndryshme të mundshme, Lighthizer tha se ai besonte se ato mund të “zgjidheshin ndoshta në dy ose tre javët e ardhshme apo më shumë …”

“Nuk ka asnjë arsye pse SHBA dhe MB nuk mund të arrijnë një marrëveshje në mënyrë të shpejtë pasi të zgjidhen çështje të caktuara”.

Monitor/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *