Politike
Vajza e skandalit seksual me Safet Gjicin, Alma Kaçi shihet në protestën e opozitës

Teksa në Tiranë po mbahet sot Samiti i 6-të i Komunitetit Politik Evropian, ku në kryeqytet kanë zbarkuar të gjithë liderët evropiane, opozita është mbledhur në protestë për mbrojtjen e votës së lirë.
Përfaqësues të PD, si Flamur Noka, Jorida Tabuku, Enno Bozdo e të tjerë janë mbledhur në afërsi të bulevardit Zogu i Parë.
E pranishme në këtë protestë është parë edhe Alma Kaçi, vajza e skandalit seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Deri tani protesta ka nisur me nota të qeta, nën moton “Poshtë diktatura, Duam votat tona, Edi Rama kriminel”.

