Aktualitet
Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do prekë Shqipërinë, temperaturat kapin “rekord”

Një valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit pritet të prekë rajonin e Ballkanit në ditët e ardhshme, duke arritur kulmin midis 21 dhe 26 korrikut 2025. Temperaturat maksimale do të kalojnë +8 deri në +10°C mbi vlerën mesatare të periudhës 1991-2020 në shumë zona të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.
Zonat më të nxehta do të jenë Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia jugore dhe Turqia perëndimore, ku temperatura maksimale pritet të arrijë ose madje të tejkalojë 42-44°C, nivele që tejkalojnë rekordet e viteve të mëparshme. Fenomeni vjen si pasojë e masave të forta të ajrit të ngrohtë nga Afrika e Veriut drejt Mesdheut lindor, ndërsa masat e ajrit të ftohtë lëvizin drejt Evropës perëndimore.
Në këtë pesëvjeçar të fundit, në krahasim me periudhën 30-vjeçare 1960-1990, temperaturat kanë qenë më të larta me 1-2 gradë, duke treguar një rritje të temperaturave mesatare. Vërehet gjithashtu një rritje e ekstremeve absolute, si të temperaturave maksimale ashtu edhe të temperave minimale. Nëse i referohemi periudhës së verës së pesëvjeçarit që lamë pas, jemi 3-5 gradë më lart në temperaturë krahasuar me periudhën 30-vjeçare.
Anomalitë më të theksuara në vitet e fundit i kanë shënuar vlerat e temperaturave maksimale të ajrit. Në figurën Nr. 2, janë paraqitur devijimeve që kanë shënuar vlerat mesatare të temperaturave maksimale të ajrit përgjatë 8 viteve të fundit, ku qartë dallohen viti 2024 me një anomali prej +5.8°C.
Njëkohësisht edhe temperaturat mesatare të vlerave minimale gjatë muajit korrik janë karakterizuar me anomali pozitive (paraqitur në figurën Nr. 3), të cilat mesatarisht kanë qenë në nivelin e +2.0°C, ku viti i fundit shënon edhe anomalinë më të lartë me +3.0°C.
etëm dy javë më parë Evropa Jugore dhe Ballkani, përfshirë rajonet përreth Shqipërisë, regjistruan vlera të “stresit të nxehtësisë” shumë të fortë, me ndjesi termike që tejkaluan 38°C. Shqipëria u prek ndjeshëm nga ky fenomen ekstrem. Temperaturat maksimale ditore në shumë qytete, si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Gjirokastra, gjatë kësaj vale tejkaluan vlerat 39–40°C, duke kulmuar më 7 korrik, që rezultoi dita më e nxehtë.
Frekuenca e goditjeve nga valët e të nxehtit ka ndryshuar ndjeshëm. Nëse i referohemi periudhës para 20 vitesh, ne përballeshim vetëm një valë të nxehti gjatë muajit korrik. Valë e të nxehtit konsiderohet kur temperaturat shumë të larta – mbi 35 gradë ditën dhe 20 gradë natën – godasin vendin për një periudhë më të gjatë se 3 deri në 5 ditë të njëpasnjëshme. Kohët e fundit vërehet se kjo frekuencë ka ndryshuar dramatikisht. Ndërsa më parë goditeshim vetëm nga një valë e të nxehtit për të gjithë sezonin veror, aktualisht po përballemi tashmë me valën e tretë të të nxehtit për verën meteorologjike 2025.Thotë Ing. Anira GJONI eksperte në Departamentin e Meteorologjisë – IGEO
Ndikimet priten të jenë të rëndësishme:
- Rritja e rrezikut për shëndetin e njeriut, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me probleme shëndetësore.
- Presion mbi rrjetet e energjisë për shkak të kërkesës së shtuar për ftohje.
- Ndikime në bujqësi dhe mjedis natyror, me rrezik të shtuar të zjarreve.
- Pemët punojnë në heshtje për planetin
Por sa ndryshim bëjnë pemët? Studimet tregojnë se temperatura në zonat urbane mund të ndryshojë nga 8-11° midis lagjeve më të nxehta dhe më të ftohta dhe shumica e këtij ndryshimi është për shkak të ndryshimeve në mbulesën e pemëve dhe hapësirën e gjelbër. Ndërsa valët e të nxehtit bëhen më të shpeshta dhe intensive, një rritje prej 8° mund të jetë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes. Sëmundjet e lidhura me nxehtësinë si goditja e nxehtësisë dhe dehidrimi paraqesin një kërcënim serioz për popullatat e cenueshme si të moshuarit dhe fëmijët.
Natyra mund të jetë aleati ynë për t’i ndihmuar njerëzit të përshtaten me një klimë gjithnjë e më jomikpritëse. Ne duhet të rimendojmë se si i zhvillojmë qytetet tona dhe mjedisin e ku kemi ndërtuar. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbjelljen e më shumë pemëve, por me integrimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrë në planifikimin tonë urban.
Ky proces përfshin disa hapa të dukshëm, si krijimi i më shumë parqeve dhe kopshteve të komunitetit, por gjithashtu përfshin metoda novatore si çatitë dhe muret e gjelbërta. Këto struktura, të cilat janë pjesërisht ose plotësisht të mbuluara me bimësi, ofrojnë disa përfitime: ndihmojnë në filtrimin e ndotësve, përmirësojnë izolimin e ndërtesave, ulin kostot e energjisë.
Burimi: ClimateBook.gr

