Connect with us

Bota

Varret e fshehta në Moskë, 1 milion ushtarë të vdekur prej luftës me Ukrainën?

Për të përshkruar ushtarët rusë të vrarë në Çeçeni, gazetarja e njohur Anna Politkovskaja përdorte një term që në gjuhën e saj nënkuptonte “material njerëzor”.

Sot, humbjet e ushtrisë ruse në Ukrainë kanë kaluar shifrën e 1 milion personave.

Sipas të dhënave më të fundit të shtabit të përgjithshëm të Kievit, deri tani 1 099 530 ushtarë janë dërguar nga Kremlini drejt vdekjes, kryesisht në Donbass. Për autoritetet ruse, këto viktima “nuk ekzistojnë”, pasi Moska nuk publikon statistika të sakta.

Media të pavarura si Mediazona, në bashkëpunim me BBC-në ruse dhe ekipet e vullnetarëve, kanë nisur të krijojnë lista emërore të ushtarëve të vrarë, duke u mbështetur në postime në rrjetet sociale, lajme lokale dhe njoftime zyrtare.

Sipas këtyre llogarive, të paktën 130 150 ushtarë rusë kanë humbur jetën në luftën kundër Ukrainës.

Varre që frikësojnë

Ndërsa fotografitë e varrezave ukrainase janë publike, pamjet nga varrezat ruse janë të rralla.

Së fundmi, një video nga Myski në rajonin Kemerovo ka treguar rreshta të gjatë varresh, duke lënë të kuptohet përmasa e vërtetë e humbjeve. Banori që filmon pamjet shprehet:

Numri i të vdekurve do t’ju shokojë. Kur të zbulojmë të vërtetën, e gjithë Rusia do të tmerrrohet!

Rrethe dhe qytete të prekura

Database-i i Mediazonës tregon se humbjet janë më të larta në Baschiria, Tatarstan, rajonin e Ekaterinburgut, por edhe në Moskë. Shifrat tregojnë se numri i oficerëve të vrarë ka rënë nga 10% në fazat fillestare të pushtimit në 2-3% në fund të vitit 2024, duke reflektuar përdorimin më të madh të rekrutëve vullnetarë me mortalitet të lartë.

Taktika të reja në fushëbetejë

Analistë si Michael Kofman theksojnë se Rusia ka ndryshuar taktikat për të minimizuar humbjet nga dronët ukrainas: sulmet me kolona të mëdha të blinduara janë zvogëluar dhe sulmet kryhen tani nga grupe të vogla që lëvizin natën ose gjatë perëndimit të diellit. Këto taktika pasqyrojnë influencën e grupit mercenar Wagner dhe përdorimin e “materialit njerëzor” nga të sëmurët dhe të dënuarit.

Në këtë mënyrë, lufta në Ukrainë ka kthyer armët ruse në një makineri që shfrytëzon jetët njerëzore në shkallë masive, duke krijuar një tragjedi që Moska preferon ta mbajë të fshehur./Artikull i La Repubblica, nga Marta Serafini

Varret e fshehta në Moskë, 1 milion ushtarë të vdekur prej

Varret e fshehta në Moskë, 1 milion ushtarë të vdekur prej

Varret e fshehta në Moskë, 1 milion ushtarë të vdekur prej

Advertisement