Connect with us

Politike

‘Veliaj është në ditë të hallit’/ Qori: Dyshon se Shefi i Madh do ta lëshojë…

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut, Erion Veliaj, ku lavdëroi punën e drejtorëve të tij, që sot janë në qeli dhe kërkoi të distancohet nga korrupsioni i tyre.

Qori thotë se Veliaj është në ditën më të keqe, ndaj po përpiqet të viktimizohet dhe të mbrohet me të njëjtat argumenta që përdorte Rama, kur SPAK i burgoste vartësit.

Ai thotë se Veliaj po ndjen “dihatjen e ligjit pas veshit” dhe ka frikë se “shefi i madh” do ta lëshojë.

Nder te tjera, Qori shkruan; “Përveç Qatove me shokë, Veliaj harxhoi një pjesë të fjalës së vet për t’i dalë në krah dhe thurur lavde Edi Ramës. Nuk është e çuditshme që sa më shumë i shtrëngohet laku, aq më patetike i ka ditirambet për Ramën”.

Reagimi:

“ERION VELIAJ NË DITË TË HALLIT

Pak më herët Erion Veliaj lexoi në ekran një mesazh që kishte për qëllim të justifikonte pafajësinë/padijeninë e tij për skandalin korruptiv të drejtorëve kryesorë të Bashkisë së Tiranës. Çka më bëri përshtypje, në radhë të parë, ishte mbrojtja e punës, sipas tij të shkëlqyer, të drejtorëve të tij. Në jerm e sipër nisi të përmendë çlirimin e hapësirave te Parku i Liqenit. Seriozisht?! Te parku brenda të cilit çdo vit jepen leje ndërtimi për kulla, aty ku çdo parking po bëhet gati për kullën e radhës? Margaritari tjetër veçonte arritjet e ujësjellësit të Tiranës, të një qyteti ku uji i rubinetit nuk pihet; sa edhe vetë bashkia e blen të ambalazhuar për nevojat e veta.

Çfarë e shtrëngon Veliajn fytyrëprishur të mbrojë shokët e vet të korruptuar? Ndjenja e kameraderisë?! Nuk besoj. Tipa të tillë janë të zhveshur nga çdo ndjenjë. Përmes këtyre vlerësimeve, Erion Veliaj po u çon mesazhin e tërthortë: “Unë nuk do t’ju lë në baltë. Prandaj as ju mos tregoni!”

Përveç Qatove me shokë, Veliaj harxhoi një pjesë të fjalës së vet për t’i dalë në krah dhe thurur lavde Edi Ramës. Nuk është e çuditshme që sa më shumë i shtrëngohet laku, aq më patetike i ka ditirambet për Ramën. I premton besnikëri, duke dyshuar sakaq se Shefi i Madh mund ta bëjë kurban, nëse bëhet patate më e nxehtë se ç’duhet. Po meqenëse në kopenë e hienave askush nuk mund t’i besojë deri në fund kurrkujt, përmes paralelizmave të shpeshtë Veliaj e njëson fatin e tij me të Ramës. “Siç po ma bëjnë mua, do të ta bëjnë edhe ty. Ndaj më dil për zot sot, që të mos hap thesin për ty nesër!”

Si çdo keqbërës në ditë të hallit, edhe Veliaj nuk mund të mos përdorte taktikën e vetëviktimizimit. Disa herë e krahasoi veten me viktimat e përndjekjes së “kohës së Enverit”, madje shkoi edhe më larg në histori duke u shfaqur si një Galile i ditëve tona përballë Inkuizicionit. Po kush qenka Inkuizicioni në ditët tona? Pushteti? Kleri? Gjyqësori? Jo, ata që kanë në dorë çelësat a kashtës: akuzuesit nga studiot televizive. Domethënë ata pak vetë që në akoma edhe më pak televizione u lejohet të përmendin përkohësisht bëmat e kryebashkiakut më heshtues të mediave të historisë së Shqipërisë.

Pikërisht kjo “viktimë” e allasojtë e Inkuizicionit vetëshpallet, edhe në emër të partisë së vet, si aleat strategjik i institucioneve të drejtësisë. Ose i shpëtoi goja, ose është edhe një i injorant nga ç’njihet: Në një shtet të së drejtës pushtetet janë të pavarura dhe gjyqësori i duhur nuk është aleat i pushtetit ekzekutiv, por qen roje i ligjshmërisë.
Erion Veliaj është sot në ditën e vet më të keqe. Jo vetëm se shokët e parasë e pushtetit i ka në burg, as thjesht se emri i tij është përmendur si bashkëpronar i një hoteli në Durrës. Ai po ndjen dihatjen e ligjit pas veshit dhe dyshon se Shefi i Madh do ta lëshojë. Kur të bjerë, dhe do të bjerë keq, askush nuk do t’i dalë në krah. As pronarët e televizioneve të cilëve ua ka mbyllur gojën me leje ndërtimi”, shkruan ai.

Politike

Sot publikohet investigimi i ‘RAI 3’/ Intervista me Ramën dhe provat për ndërhyrjen e mafies italiane në ekonominë shqiptare

Do të publikohet sot investigimi i radhës i televizionit italian “Rai 3”, për lidhjen e fortë të qeverisë shqiptare me krimin dhe korrupsionin, si dhe kampet e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin dhe më tepër.

Gjithashtu pritet që të publikohet edhe intervista me kryeministrin Edi Rama, i cili nisi një fushatë të ashpër sulmesh pas publikimit të dokumentarit të parë nga emisioni Report, në “Rai 3”.

Kujtojmë që në investigimin e “Rai 3”, u publikuan dokumente dhe informacione se eksponentë të rëndësishëm të qeverisë “Rama” janë të lidhur me botën e krimit dhe të korrupsionit. Sipas tyre, njeriu kyç në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantet është Sekretari i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, një ish-avokat i narkotrafikantëve.

Emisioni investigativ thekson se do të vijojë me investigimet në anën tjetër të Adriatikut duke mbledhur prova dhe dëshmi të reja për ndërhyrjet në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale.

Në përshkrimin e puntatës së ardhshme thuhet se Shqipëria është kthyer në një tokë pushtuese për politikanët italianë dhe ish-politikanë që kërkojnë biznes. Emisioni do të zbulojë se si një ish-kryeministër italian dhe një ministër aktual kanë ngritur aktivitetet e tyre në sektorin e konsulencës institucionale dhe lobimit në Tiranë.

Ndërkohë, emisioni investigativ do të prekë edhe ndërtimin e qendrave që do të presin emigrantët. Fillimi i aktivitetit të këtyre qendrave ishte planifikuar për në datën 20 maj, por nga sa zbulon emisioni duke vizituar kantieret, nuk flitet dot për hapjen e tyre para nëntorit. Ndërkohë shpenzimet vijojnë të rriten dhe pothuajse të gjitha kontratat tashmë janë dhënë.

Për çështjen e marrëveshjes me Italinë, presionin e fortë mafioz dhe interesat e politikanëve italianë në Shqipëri, kryeministri shqiptar Edi Rama do të flasë për herë të parë një intervistë për Report.

Continue Reading

Politike

E trishtë/ Deputetja Albana Vokshi humb babanë: Pusho në paqe, bab

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të saj, Sadik Vokshit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se i ati ishte shembulli i përkushtimit dhe dashurisë për famijen.

“Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur Sadik Vokshi.

Shembull i përkushtimit dhe dashurisë për familjen. Kujtimet, mësimet, dashuria e tij do të mbeten përgjithmonë me ne.

Pusho në paqe, bab!

Përcjellja për në Tufinë bëhet në orën 15:00 nga shtepia funerale “Parajsa”, te Rruga Kavajës, ish NSHRAK-u”, shkruan deputetja Albana Vokshi.

Continue Reading

Politike

Nisma e Ramës për Drejtësinë, reagon SHBA-BE: E nxituar, të jetë gjithëpërfshirëse

Në Shqipëri ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit europian këmbëngulin në nevojën e gjithëpërfshirjes në procesin përmes së cilit, shumica socialiste e kryeministrit Edi Rama, synon realizimin e një cikli të ri reformash që do të duhet të trajtojnë problemet e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit.

Dy përfaqësitë kryesore diplomatike në Tiranë, komentuan për Zërin e Amerikës hapat e hedhur në parlament për këtë nismë, ku brenda katër ditësh u miratua rezoluta e më pas dhe ngritja e një komisioni të posaçëm. Ambasada amerikane “vëren nxitimin me të cilin u kaluan në parlament rezoluta dhe vendimi”. Ndërsa Delegacioni i BE-së nga ana e tij, vë në dukje faktin që ngritja e komisionit u bë “pa mbështetjen e opozitës”. Kjo e fundit ka shprehur skepticizëm të hapur ndaj kësaj nisme dhe në të dy rastet zgjodhi të bojkotojë votimin e tyre në parlament.

Si në rezolutë ashtu dhe në objektin e punës së Komisionit të Posaçëm, flitet për një proces të thelluar reformimi “për të përmirësuar dhe konsoliduar praktikat e mirëqeverisjes në të gjitha nivelet”, për “një luftë më të thellë ndaj korrupsionit” dhe “forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit”. Komisioni do duhet të realizojë “një vlerësim dhe analizë të situatës në të tre fushat” dhe më pas të kalojë në “hartimin dhe miratimin e një Plani veprimi me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale”.

Ndonëse në dokumentat e propozuara prej saj, shumica flet për një proces gjithëpërfshirës shoqëruar me konsultime të gjera, mënyra se si ajo avancoi me shpejtësi, përballë një opozite që po i kritikonte hapat e saj, duket se ka bërë që si ambasada amerikane ashtu dhe Delegacioni i BE-së, t’i mëshojnë me forcë këtij momenti. “Besojmë se procesi i propozuar kërkon një diskutim të bashkërenduar, gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët, çka është kyç për suksesin e punës se komisionit të posaçëm”, shprehet ambasada amerikane duke vënë në dukje se diçka e tillë do të jetë po ashtu “kyçe dhe për mbështetjen tonë për të”.

Debatet që kanë shoqëruar nismën e socialistëve kanë ushqyer shqetësime për ndërhyrje të mundshme në reformën në Drejtësi, e cila pati SHBA-të dhe BE-në si sponsorët e saj të fuqishëm. Në dokumentat e miratuara socialistët zotohen të garantojnë “pakthyeshmërinë” e kësaj reforme. E megjithatë, ambasada amerikane në komentet e saj për Zërin e Amerikës shprehet se “theksojmë angazhimet e ndërmarra brenda masave të miratuara në parlament për pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi, angazhime të cilat njohin shtyllat dhe parimet kushtetuese që janë në themel të reformës në drejtësi të miratuar në vitin 2016. Kjo përfshin pavarësinë dhe paanësinë e institucioneve të drejtësisë dhe vetëqeverisjes së sistemit të drejtësisë. Këto parime janë kyçe për punën e komisionit të posaçëm për të çuar përpara mirëqeverisjen, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit”. Edhe Delegacioni i BE-së vë në dukje se “parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016”./VOA

Continue Reading

Politike

Lulzim Basha shpalos programin elektoral: 2,000 euro për çdo bebe. 20 mijë euro për fëmijën e tretë

Partia Demokratike zyrtare është duke shpalosur programin e saj elektoral për zgjedhjet e ardhshme.

Në fjalën e tij, kreu Lulzim Basha, u shpreh se Partia Demokratike, është e vetmja forcë që mund të hartojë një program për zhvillimin e vendit. Kjo pasi sipas Bashës, PD është e vetmja “që nuk interesohet vetëm për hallet e demokratëve, por edhe për shqiptarët në tërësi.”

Kryedemokrati prezantoi iniciativën e PD-së për themelimin e atij që do të quhet Fondi për Familjen.

FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES:

2,000 euro për çdo bebe. 20 mijë euro për femijën e trete

30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë

2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË:

Drekë për nxënesit ne gjithe shkollat 9 vjecare dhe te mesme dhe shkolle gjate gjithe dites kurse kompjuteri, gjuhe te huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri ne oren 16

3. NEXTGEN:

Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës.

Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.

4. FLAT TAX 9 %

5. PROFESIONET E LIRA TATIM 9%

6. REFORMA E PRONËS!

Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.

7. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE

Çdo vit do të akordohen

100 milion euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë

50 milion euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë Përfitues 150 mijë fermerë.

8. PENSIONET RRITJE DHE BONUS PERIODIK

9. STATUSI I TË PËRNDJEKURIT

Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut.

Continue Reading

Politike

1 vit para zgjedhjeve/ Basha prezanton sot programin elektoral! Pas tij, ‘tur’ me qytetarët

Partia Demokratike shpalos më 1 Qershor në orën 11:00 nga Parku Olimpik programin elektoral, që i hap rrugën nisjes së fushatës së saj për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Demokratët e vulës prej muajsh po punojnë në selinë e vogël ende me qira, për alternativën e tyre qeverisëse.

Ekonomia do të jetë kryefjala e programit me propozime si vende të reja pune me paga të larta, taksa e sheshtë, qeverisja e vogël, parashikueshmëria fiskale si dhe nxitja e konkurrencës.

Edhe bujqësia do të ketë një vend të rëndësishëm. Ndër propozimet që Lulzim Basha dhe ekspertët e tij do të kenë janë subvencionet dhe investimet në këtë sektor.

Përpara demokratëve, Basha do të premtojë edhe zgjidhjen e çështjes së pronës si dhe alternativa për artin, kulturën, sportin e shëndetësinë.

Betejën që nuk arriti ta çonte deri në fund në Kuvendin e Shqipërisë për ndihmë financiare Kosovës, Basha kërkon ta fusë në programin e tij, për financim vjetor 50 milionë euro, ku do të parashikojë edhe bashkërendim të axhendave me vendet e tjera të rajonit.

Megjithatë ky program, vjen në një kohë, kur Basha dhe pjesa tjetër e demokratëve, ata të Rithemelimit ende nuk kanë zgjidhur në gjykatë çështjen e vulës. Gjykata e Apelit pritet të vendosë për fatin e PD më 11 qershor. Kjo çështje si dhe ristrukturimi i partisë, pas përçarjes së thellë, duket se po mbajnë peng edhe nxjerrjen e kandidatëve, të cilët Lulzim Basha pritet t’i zbulojë pas verës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING