Aktualitet

Veliaj takon në Kiev kryebashkiakun Klitçko

Gjatë vizitës në Ukrainë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar dhe me kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitçko, ish-kampion i botës në boks. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se Vitali Klitçko e udhëhoqi qytetin në kohët më të vështira.

“Më vjen mirë që Kievi po i rikthehet normalitetit pas sulmeve të ashpra të Rusisë, teksa lufta vazhdon ende në qytetin motër të Kharkivit dhe në zona të tjera të Ukrainës. Miku im Vitali Klitçko e udhëhoqi qytetin në kohët më të vështira! Si dikur kur ishte boksier, një kampion i vërtetë në çdo ring”, nënvizon Veliaj.

…..

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar Ukrainën, këtë të premte. Lajmi është bërë me dije nga presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, i cili ka thënë se ka pritur delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane që do të mbështesin punën për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta.

“Jam i lumtur të mirëpres delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane në Ukrainë. Ne e vlerësojmë që në këtë kohë të vështirë kur shteti ynë po lufton pushtimin rus, ju jeni afër nesh.

Gjithashtu do të jemi mirënjohës për ndihmën në restaurimin e banesave, infrastrukturës dhe kushteve për kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre. Me rëndësi që rindërtimi filloi jo pas luftës, por tani”, u shpreh Zelensky.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version