Politike

‘Vetëm terroristët mund ta bëjnë…’/ Açka tregon prapaskenat e përplasjes në Kuvend

Kryetarja e Komisionit të Mediave, Flutura Açka në një intervistë telelvizive, incidentin e djeshëm e konsideron akt terrorist përplasjen e ndodhur në Komisionin e Mediave me Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën.

“Nuk merren me intriga të forta të fshehta, telefonata, s’më interesojnë fare, ky është bashkëpunim i imi me zotin Basha. Zoti Bardhi në mënyrë sistematike me një bashkëpunim të tillë, kjo nuk është detyra ime t’u shpjegoj shqiptarëve, zoti Basha, ka qenë një moment pa folur prej muajsh, nuk kam komunikuar, unë kam vetëm komunikim politik. Është në dëm të çështjes së demokratëve, Basha më ka kërkuar të investohem personalisht të bëja kryetar të grupi parlamentar Bardhin, duke pasur dyshimet e mia vendosa të mos e bëj këtë, hap për t’ja lënë kohës, nëse kisha bërë mirë apo jo. Nëse ka një unifikim duhet ta shprehë me fakte, jo me retorikë. Jam ndjerë e vetmuar, jam përpjekur të bëj më të mirën, s’marr si fakt për njerëz që kam dyshimet e mia.

E kam pyetur Bardhin miqësisht, cili është projekti juaj politik? Unë jam e hapur ta kuptoj, ta lexoj, ta tres, ta kuptoj se çfarë ndodh. Duhet të bëhet njerëzore politika, të ngrejmë njerëzit e fjetur, nuk i ngrejmë të votojnë, këto janë kauzat e mia, nuk kam gjëra të mëdha, mua nuk ka të drejtë njeri të më kapë zvarrë në parlament të më tregojë ku të shkoj. Të tjerët janë me flakadanë, unë jam me fjalën. Sillni fatet kur jam ulur unë (me maxhorancën). Gjëra që kam thënë që kam dashur të them i kam thënë, nuk më pëlqejnë kulisat. Dy kolegët e mi të nderuar, është terror, vetëm terrorisatët mund ta bëjënë këtë gjë, ishte moment gjaknxehje, si mund t’i besoj unë fjalëve të zotit Noka, është gjë hipokrite, nuk përfshihem dot”, tha Açka./tch

TRENDING

Exit mobile version