Kosova

Vetëvendosja e Tiranës, antiamerikane/ Hyseni: Duan konfrontim Kosovë-SHBA

Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se mbështet dhe rreshtohet krah atyre që mendojnë njësoj me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për tendencën e Grupit të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë për “qëndrime antiamerikane e antiperëndimore”.

Hyseni në një shkrim në Facebook ka thënë se “Grupi i Tiranës” është duke “diktuar” edhe politikat qeverisëse në Kosovë, dhe shtoi se këta anëtarë të VV-së kanë për qëllim vënien e Kosovës në raporte konfrontuese më SHBA-në dhe BE-në.

“Ka kohë që i ashtuquajturi “Grupi i Tiranës” përpos politikave të Vetëvendosjes dikton edhe politikat anti-amerikane dhe anti-perendimore, qëndrim ky i konsoliduar shumë vitet e fundit edhe në politikat partiake të LVV-së  dhe ato  të Qeverisë Kurti. Është detyrë e forcave politike opozitare në Kosovë të mos qëndrojnë indiferent ndaj këtyre përpjekjeve dhe politikave të këtij “Grupi””, ka shkruar Hyseni.

Kreu i LDK, dy më 3 shkurt tha se anëtarët e LVV-së, që ai i quajti “Grupi i Tiranës” nxisin qëndrime antiamerikane. Ai kërkoi reagim të fortë nga të gjitha forcat politike, duke e mbyllur fjalën e tij me shprehjen e Nelson Mandelës – “Budallenjtë shumohen kur njerëzit e mençur heshtin”.

TRENDING

Exit mobile version