Connect with us

Kronike

VIDEO-EMRI/ Droni zbulon një parcelë me ka’nabis në Thumanë, kapet në flagrancë 28-vjeçari

Policia e Krujës, në vijim të kontrollit me dron të territorit në kuadër të operacionit “Koordinata” ka zbuluar një parcelë me kanabisi në Thumanë. Si rezultat, është arrestuar 28-vjeçari Florjan Aliu, i cili është kapur duke u kujdesur për bimët narkotike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, kanë konstatuar në fshatin Thumanë, një serë në të cilën ishin kultivuar bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Florjan Aliu, 28 vjeç, banues në Thumanë, të cilin e kapën duke u kujdesur për bimët narkotike. Bimët u asgjësuan nëpërmjet djegies.” – raporton Policia.

Gjithashtu, bëhet me dije se 28-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement