Aktualitet
VIDEO/ Kërcënonte qytetarët, SPAK asnjë reagim për Majlinda Bufin
Prokuroria e Posacme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) deri në këto momente nuk ka kërkuar asnjë material lidhur me skandalin e kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila është shfaqur në disa video duke kërcënuar qytetarët. Emisioni ‘Piranjat’ janë plotësisht të gatshëm të vëmë në dispozicion çdo informacion, por ende s’ka asnjë kërkesë nga SPAK.
Manipulimi i votës dhe shkelja e ligjit janë plotësisht të dokumentuara. Ditën e sotme do të bëhen publike një tjetër audiopërgjim, ku Bufi është kapur sërish në flagrancë duke shkelur ligjin.