Connect with us

Sport

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar për 31 sekonda shënon gol

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, ka gjetur rrugën e rrjetës në sekondën e 31-të të sfidën Augsburg-Ajntraht Fankfurt.
BERISHA

24-vjeçari i cili është pjesë e Augsburgut përshëndeti rrjetën pa u mbushur minuta e parë, teksa shndërroi në gol një asist të Demiroviç, duke kaluar në avantazh të përkohshëm vendasit.

Ky ishte goli i tretë në 8 javë në Bundesligën gjermane për Berishën, që ka regjistruar gjithashtu edhe 4 asiste.

Vlen të theksohet fakti se ai u bashkua me Augsburgun në merkaton e verës nga turqit e Ferbahçes, teksa duket se është përshtatur mjaft mirë me skuadrën gjermane.

Advertisement