Kronike

Vjedhje e grabitje, 12 të arrestuar në Tiranë

12 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të 24 orëve të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. ‘Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

– A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis;

– S. P., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

– D. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij të mitur;

– T. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– F. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë 2 produkte, në një qendër tregtare;

– A. F., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij;

– A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kryer veprime të turpshme, ka kanosur dhe ka tentuar të godasë me mjet prerës, dy shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– S. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një aparat celular, në një dyqan;

Specilalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Kombinat, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Specislistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– B. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip kamion, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. B., 25 vjeç, banues në Laknas. Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– J. B., 34 vjeç, banues në Sarandë, B. B., 64 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimim e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin D. K., 26 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ka bërë kallëzim shtetasi A. K., 56 vjeç, se është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi F. K., 24 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.’- njofton policia.

TRENDING

Exit mobile version