Kosova

Vjosa Osmani ankohet për ndërkombëtarët: Shumë pak presion po i bëhet Vuçiçit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfrytëzuar një intervistë me gazetën austriake ‘Profil’ për t’u ankuar se partnerët ndërkombëtar po i bëjnë “shumë pak presion” Aleksandër Vuçiçit.

Osmani është shprehur e ashpër ndaj regjimit të Beogradit dhe presidentit serb, të cilin e ka cilësuar si “zëvendësin më të madh të Putinit” në Europë.

Ajo u shpreh se Vuçiçit  i pëlqen të jetë “mbreti i dramave”

“Edhe pse Vucic nuk eshte aspak properëndimor, Perëndimi po sillet shumë I qetë me të. Ndaj Vuçiçit që hap ‘qendra humanitare’ në Serbi, të cilat i shërbejnë de fakto spiunazhit rus”, nuk ka pse të jetë kjo sjellje” 0 tha presidentja e Kosovës

“Po flasim për një Vuçiç që e ka bërë Serbinë strehë të sigurt për kriminelët rusë dhe kompanitë në listat e sanksioneve të BE-së. Po flasim për një Vuçiç që është bërë zëvendësi më i madh i Putinit në Evropë”, tha Osmani

Sipas saj, në Ballkan të gjithë kanë frikë nga destabilizimi i Serbisë. Vuçiç ka merituar prej kohësh të sanksionohet nga BE-ja, për shembull me ngrirjen e bisedimeve për pranim në BE”.

Osmani gjithashtu ka deklaruar se nuk ka shpresa për një marrëveshje Kosovë-Serbi.

“Nuk kam shumë shpresa te presidenti serb. Nuk po them se nuk do të nënshkruajë asgjë. Ai ka nënshkruar shumë marrëveshje, duke përfshirë tri të tilla që kur u bëra Presidente në vitin 2021. Njëra kishte të bënte me targat e automjeteve të komunitetit serb në veri. Një për njohjen e letërnjoftimeve kosovare në pikat kufitare me Serbinë dhe një marrëveshje energjetike, por prej tyre nuk ka zbatuar asnjë” – theksoi Osmani

TRENDING

Exit mobile version