Connect with us

Aktualitet

‘Vlora Marina’/ 24 arkitektë të ardhshëm vizituan projektin turistik

Vlora Marina mirëpriti një grup tjetër studentësh në një vizitë në kantier, këtë herë nga Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. 24 arkitektë të ardhshëm vizituan projektin turistik në qytetin bregdetar si pjesë e iniciativës së programit B4Students për të prezantuar studentët nga afër me fushën që studiojnë. Vizita ishte një kombinim i vëzhgimit të punimeve në kantier dhe ndërveprimit me profesionistë të industrisë.

Të shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Arkitekturës, Prof. Fabio Cappani, e pedagogë, grupi i studentëve u takua me Menaxherin e Projektit, Ervin Baçaj, i cili i njohu ata me një prezantim të shkurtër të zhvillimit të tij dhe rëndësinë për komunitetin.

Gjatë turit të tyre eksplorues dhe të mësuarit në mjediset e kantierit të marinës, studentët u njohën me ekipin e inxhnierëve dhe arktektëve të cilët iu treguan rreth teknikave të ndërtimit për pjesën kompozitive dhe funksionale. Aspekte mbi projektin, planifikimin e hapësirës dhe teknologjia e përdorur ishin disa nga çështjet që u diskutuan me Drejtuesin e Kantierit në projektin Vlora Marina, Klarens Mishon.

Dekani Fabio Cappani shprehet: “Popujt përreth Mesdheut janë të ndryshëm, por në të njëjtën kohë ndajnë diçka me njëri-tjetrin. Deti ka qenë gjithmonë një mjet themelor komunikimi për të gjithë këta popuj ndaj, fakti që hapet një port turistik i tillë në Shqipëri është thelbësor sepse e integron vendin në një sistem më të gjerë komunikimi dhe gjithashtu në një pjesë të turizmit që ndoshta momentalisht nuk vjen këtu. Ky projekt do të ndikojë jo vetëm nga pikëpmja ekonomike por edhe nga pikëpamja kulturore”.

Ai vlerësoi gjithashtu praktikat profesionale që ofron Grupi BALFIN. Menaxheri i projektit, Ervin Baçaj theksoi se Vlora Marina do të ketë në përbërje një grup aktivitetësh të cilat e bëjnë unik në llojin e saj. Ndërsa vijoj se do të jenë të hapur të ndajnë përvojnë, risitë dhe sidat e këtij projekti unik me profesionalistët e ardhshëm të fushës, për t’i familjarizuar ata me industrinë.

Vlora Marina është projektuar për t’u shndërruar në nyjen qendrore të zhvillimit të turizmit elitar në Shqipëri. Kahas vendeve të reja të punës që do vazhdojë të krijojë deri në operimin e plotë të saj, porti turistik pritet të kontribuojë mbi 20 milion euro në vit në ekonominë e qytetit nga të ardhurat e portofolit të shërbimeve.

Advertisement