Connect with us

Politike

“Vramë frikën”/ Berisha: Nëntori do i nxjerrë tymin narshkoshtetit të Ramës

“Të nderuar demokratë e demokrate. Ora jonë po vjen! Shenjat e para kanë nisur. Në më pak se 30 ditë patëm mosbindjen eksplozive në Tiranë. Paralizuam narkoshtetin 3 orë nga veriu në jug. Ndërsa sot me marshin tonë, paralajmëruar çlirimin përfundimtar të Shkodrës nga mafia shtetërore. Pasi siç e keni parë dhe ju, Shkodra është një qytet në pushtim që nga data 14 maj 2023. Bandat me eskortë policie siç i patë, ndalonin nga një qendër votimi në tjetrën, për të shtrembëruar dhe shkelmuar vullnetin e shkodranëve dhe për t’u emëruar atyre në shtëpinë e parë të qytetit një kriminel, anëtar të bandave më të rrezikshme të Shqipërisë.

Dhe sot vërtet ata vrasin e masakrojnë, me licencën për të vrarë, që Edi Rama u ka dhënë si shpërblim. Por mosbindja ka nisur dhe nuk ka të ndalur. Në tetor ne vramë frikën. Marshi i sotëm në Shkodër provoi se qytetarët nuk do përkulen para bandave të qeverisë. Prandaj nëntori do të jetë muaji i sulmit tonë. Nëntori është muaji i vazhdimit dhe i përshkallëzimit. Nëntori do i nxjerrë tymin narshkoshtetit të Edi Ramës. Ne do fitojmë,” tha Berisha.

Advertisement