Connect with us

Aktualitet

Vrasja e 25 vjeçarit – Dy policët dëshmi kontradiktore për përplasjen fizike, efektivi i Shqiponjave qan në seancë, “Doja që familjarët e Klodianit të ishin këtu t’ju kërkoj falje publike”

Efektivi E.Gj., i cili ishte bashkë me Nevaldo Hadërajn në momentin e vrasjes së të riut Klodian Rasha, ka rrëfyer në gjykatë, se 25-vjeçari i ka kërcënuar. Polici i Shqiponjave thotë se ka dëgjuar edhe një zhurmë të ngjashme me atë të mbushjes së armës së zjarrit.

“Duke ndjekur të riun dëgjova shokun që thirri armë. U vura në ndjekje, kur iu afrova të riut më kërcënoi. Pasi më foli shoku, dëgjova një zhurmë si mbushje arme.”-mësohet të jetë shprehur ai në gjykatë.

Në dëshminë e tyre në komisariat, ata kanë treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes sipas versioneve të tyre ku janë vënë re dhe kontradikta mes kolegësh.

Një pikë që ata nuk bien dakord, është pasi Nevaldo Hajdaraj nuk ka përmendur në asnjë moment të ketë pasur përplasje fizike me Klodjan Rashën ndërsa kolegu i tij me iniciale E.Gj. thotë se gjatë ndjekjes, ata u konfliktuan për një moment.

Sipas efektivëve të policisë ata kanë treguar fillimin e ngjarjes ku gjatë patrullimit në orën 01:10 në rrugën “Dritan Hoxha” (rruga nga sheshi “Shqiponja” drejt “Zogut të zi”) ka konstatuar një person që po qëndronte pranë një hoteli e duke i bërë thirrje më pas për të verifikuar nëse kishte leje dalje apo jo.

Në dëshminë e tij, Nevaldo thotë se Rasha sapo ka parë patrullën e policisë është larguar me vrap duke kaluar rrugën e duke u futur në rrugica. Efektivi shprehet se i është vendosur në ndjekje të tij pasi Rasha nuk ndalonte vrapin dhe gjatë ndjekjes ka vënë re që 25-vjeçari ka nxjerrë nga brezi një send, në dukje armë zjarri.

Sipas efektivit Nevaldo Hajdaraj gjatë ndjekjes së 25-vjeçarit, ky i fundit e ka kërcënuar “mos u afro se do të qëlloj”. Mësohet se efektivi i policisë ka bërtitur “armë” për të sinjalizuar kolegun e tij se 25-vjeçari ka qenë i armatosur.

Efe ktivi i Shqiponjave Nevaldo Hadëraj është shfaqur i p enduar në ambientet e gj ykatës. I riu ka kërkuar që në seancën e dhënies së masës së sigurisë të ishin të pranishëm edhe familjarët e Klodian Rashës, në mënyrë që t’ju kërkonte nd jesë publikisht.

“Kam vr arë një njeri, merrni ç’masë të doni. Dua të jetë edhe familja e tij këtu, t’ju kërkoj ndjesë publike”, -raportojnë burime nga gjykata e Tiranës.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *