Bota
Vrau 5 persona dhe plagosi 22 të tjerë gjatë sulmit në Vjenë, Kujtim Fejzullahu punonte si roje spitali në Austri
Kujtim Fejzullahu është terroristi me origjinë nga Maqedonia e Veriut, i cili vrau 5 persona në Vjenë dhe plagosi 22 të tjerë. Ndërkohë mediat kanë publikuar punën që ai ka kryer më para gjatë qendrimit në Vjenë.
Një mik i Fejzullahut, i cili është në paraburgim me dyshimin për bashkëpunim me 20-vjeçarin, deklaroi se shoku i tij gjatë izolimit të parë të Austrisë për shkak të fillimit të pandemisë, ishte punësuar si roje në një spital.