Connect with us

Aktualitet

Vrau burrin me sqepar, dënohet me 14 vite burg nëna e 10 fëmijëve

Me 14 vite burg është dënuar Drane Deda nëna e 10 fëmijëve në Kurbin e cila vrau burrin e saj Llesh Deda duke e goditur me sqepar në kokë në 6 nëntor të 2020.

Draja ka treguar se ditën kur ka ndodhur krimi në mesnatë nuk kanë pasur konflikte me bashkëshortin, por e ka qëlluar me sqepar në momente trishtimi dhe mërzitje, pasi sipas saj ia kishte nxirë jetën. Drania i tha policëve se e ka goditur me sqeparin në kokë, kur Lleshi ishte duke fjetur gjumë në krevat, pasi herë të tjera ka pasur konflikte. Këto konflikte asnjëherë nuk i ka raportuar në polici, pasi sipas saj Lleshi, pinte alkool dhe e ka trajtuar keq

Si pasojë e goditjes burri mori plagë serioze dhe gjeti vdekjen pak ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë. Referuar dosjes hetimore thuhet se në momentin e ngjarjes, çifti i bashkëshorteve kanë qenë të vetëm në banese dhe para ngjarjes kanë debatuar me njëri tjetrin, pasi burri e dhunonte vazhdimisht gruan.

E dorëzuar në polici pasi kreu krimin Drane Deda ka shfaqur pendesë për krimin të cilin deklaroi se e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër. Çifti i bashkëshorteve me origjinë nga Mirdita kishin pasur konflikte të vazhdueshme.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *