Bota
“Vrisni të gjithë hebrenjtë” – Gruaja sulmon kalimtarin pranë shtëpisë predikuese, i heq kapelen, nxjerr thikën dhe…
VJENË-Një sulm ndaj një personi hebre ka ndodhur ditën e djeshme në Vjenë. Sipas DailyMail, një grua, 50-vjeçare, emri i të cilës nuk bëhet me dije ka sulmuar një hebre afër një shtëpie predikuese.
Ajo është afruar afër burrit të paindentifikuar dhe i ka hequr kapelen nga koka dhe e ka goditur me këmbë. Më pas ajo ka nxjerr thikën nga çanta dhe ka ecur në rrugë duke thirrur: “Vrisini të gjithë hebrenjt”.
Policia e ka arrestuar 50-vjeçaren. Ndërsa, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë, ky sulm vjen disa javë, pasi një person i armatosur vrau katër persona dhe plagosi 22 të tjerë në Vjenë pranë një sinagog (shtëpi predikuese për hebrenjt)