Aktualitet
“Vrit’ini Shqiptarët”/ Turistët e huaj përdhosin bustin e Skëndërbeut, veprime të papërshtatshme

Pak minuta më parë JOQ Albania raporti për një grup turistësh të cilët përdhosnin bustin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke kryer veprime të papërshtatshme poshtë tij.
Të shumta kanë qenë ragimet e qytetarëve pas publikimit të këtij lajmi. Mësohet se personat e shfaqur në video nuk janë turistë, por tifozë të ekipit Jagiellonia të Polonisë, të cilët mbrëmjen e sotme do të përballen në një ndeshje kundër Dinamos, që do të zhvillohet në stadiumin kryesor të Tiranës “Air Albania”.
Sipas qytetarëve, tifozeria e këtij ekipi herë pas here ka shkaktuar probleme nëpër stadiume, dhe ata përshkruhen si ‘Pro-Serbë’ dhe ‘Anti-Shqiptarë’. Pak pas asaj që u duk në video, raportohet se tifozët kanë shfaqur në sheshin qendror të Tiranë dhe flamurin me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Një qytetar shkruan se tifozët e Jagiellonias, në shumë ndeshje këndojnë në kor “Vritini Shqiptarët”.
“O JOQ, këta janë tifozë të Jagellionas që këndojnë “Vritini Shqiptarët” në çdo ndeshje dhe hapën flamurin “Kosova është Serbi” para pesë minutash. Ata janë me fanella verdh e kuq. Këto kanë grupe huliganësh. Në Novi Pazar ku ka popullsi shqiptare hapën poste të flamurit tonë me kokën poshtë. Kanë edhe video me këngë nacionaliste serbe që thonë “Pritini, Vritini Shqiptarët, hidhini nga ura.”
Ndërsa një tjetër shton se tifozeria e këtij ekipi është “radikale pro serbe”, dhe u bën thirrje qytetarëve të Tiranës që të tregojnë kujdes nëse i shohin në rrugë.
“Përshëndetje JOQ. Ata që bënin ato xheste te statuja Skënderbeut janë tifozë polak të Jagellonias që kanë ardhur sot në Tiranë se kanë ndeshje me Dinamon. Janë tifozë radikalë pro serb. Kudo që i shikojmë këndojnë kore anti-shqiptare. Bëni kujdes rrugëve.”
Mbetet për t’u parë nëse policia do të mund të identifikojë dhe ndëshkojë tifozët që përdhosën bustin e heroit tonë kombëtar.

