Kosova
Vuçiç cikël dështimesh në Kosovë, profesori analizon prerë
Profesor Arsim Sinani është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pasur një sërë dështimesh në Kosovë dhe sipas tij, me Albin Kurtin kryeministër, ka një rikthim të sovranitetit të Prishtinës zyrtare në Veri.
Sipas tij, një mesazh të tillë e dha edhe kryeministri Albin Kurti me vizitën e tij në Veri, por shtoi se në institucione do të kthehen ata serbë që nuk i japin llogari Beogradit.
“Presidenti serb Vuçiç ka një cikël dështimesh në raport me Kosovën. Ne kemi realizuar rikthim të sovranitetit të Kosovës në Veri. Pra jemi në fazën e rikthimit të Kosovës në kufijtë e vetë. Kur flasim për Serbinë dhe implikimin e saj në rajon, Serbia dëshiron që ta mbajë fragjele Europën Juglindore, si edhe Bosnjën, ku luan me Dodikun sa herë që ka krisma. Në Maqedoni ai përdor Milletiçin dhe figura të tjera të implikuara brenda subjekteve politike maqedone. Në Malin e Zi, ai pati shumë sukses në një periudhë turbullirash të fuqishme atje, ku një shqiptar kryeministër zhvilloi idetë e Kishës serbe. Në Hungari kemi një kryeministër proserb. Zhvillimet rajonale Serbia I ka përdorur gjithmonë kur ka zgjedhje, por lajmi i keq për Vuçiç erdhi pasi Kurti bëri dy veprime që janë vizita në Veri dhe sekuestrimi I pronave të Radoiçiç, sinjale interesant që tregojnë se Kosova do jetë e përkushtuar që serbët t’i kthejnë në institucione, por jo serbë që i japin llogari Serbisë” – theksoi Sinani.