Connect with us

Aktualitet

Vuçiç-Daçiç – Harakiri apo inskenim/ Serbia në zgjedhje për t’i ikur marrëveshjes? Shkrim nga NTV

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas ‘spektaklit’ dyditorë në Kuvendin e Serbisë, javën që shkoi, ku u diskutua raporti i Qeverisë së Serbisë për bisedimet me Kosovën, e ka aktualizuar temën e zgjedhjeve të parakohshme. Si arsye për këtë, ai përmend raportin që tani ka me partnerin e koalicionit, Ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç, kreun e Partisë Socialiste, të cilin po e akuzon se nuk e ka mbrojtur në Parlament gjatë sulmeve të partive opozitare kur diskutuan negociatat e Brukselit. Gazeta opozitare “Danas rshkruan se Daçiç është duke u shantazhuar nga Rusia që të mos e pranojë planin franko – gjerman. A është kjo lojë e radhës e regjimit në Beograd për të “trembur” Perëndimin që po përpiqet të bëjë marrëveshjen me Kosovën? Ditën kur Aleksandër Vuçiç po përballej me opozitën në Parlamentin e Serbisë ku po diskutohej rreth një raporti të Qeverisë për bisedimet me Kosovën, partneri i tij i koalicionit Ivica Daçiç ishte duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas ftesës për pjesëmarrje në Lutjet e Mëngjesit. Gjatë qëndrimit në SHBA Daçiç takoi zyrtarë që po merren me Kosovën e Serbinë, Këshilltarin Dereck Cholet e Emisarin Gabriel Escobar për të cilët tha se i kanë thënë që Presidenti Vuçiç po shfaqet konstruktiv në bisedime. Ajo që ra në sy ishte injorimi që kryediplomati serb i bëri njeriut të Vuçiç në Washington, Ambasadorit Marko Gjuriq. Në fotografitë e takimeve që postoi nga kryeqyteti amerikan Ministria e Punëve të Jashtme, Gjuriq “u fsheh” nga këto aktivitete të Daçiç, të cilin Gjuriq formalisht e ka shef. Por, edhe pse Ministri i Jashtëm serb u kujdes ta përmendte në intervistat e tij partnerin e madh të koalicionit, Presidenti Vucic nuk u duk i kënaqur. Pasi përfunduan debatet në Kuvendin e Serbisë ai lançoi një video në Instagram në të cilën sipas shumëkujt në Serbi, ishte i dehur. Aty për herë të parë Vuçiç sulmoi Partinë Socialiste të Daçiç që nuk i doli në krah gjatë debateve në Kuvend. Ndërsa fjalia se “njohjen reciproke vetëm mund ta ëndërroni”, në Serbi u interpretua se ishte një mesazh për amerikanin Gabriel Escobar që Daçiç e kishte takuar në SHBA. “Popull serb, qytetarët e Serbisë, agjentja e Perëndimit Rada Trajkoviç, po thotë se po kërkoj shpëtim për familjen time e jo shpëtim për popullin serb në Kosovë dhe Metohi. Ata gënjejnë. Unë dhe familja ime jemi dhe do të qëndrojmë këtu. Nuk I trembemi askujt se nuk kemi vjedhur. I vetmi faj që kam është se kam mbrojtur Serbinë. Njohjen reciproke vec mund ta ëndërroni. Rroftë Serbia” – tha presidenti serb Fill pas kësaj, në mediat e afërta me Vucic, doli lajmi se ai ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme, duke e sulmuar Ivica Dacic. “Më mirë të shkojë në opozitë se sa interesat private dhe partiake të na udhëheqin vendin. Jam i gatshëm të shkojë në zgjedhje si kandidat për Kryeministër, por nuk do të lëshojë pe ndaj shantazheve – as të Perëndimit e as të të djathtëve gënjeshtarë”, citoi Vuçiçin mediumi beogradas, “Vecernje Novosti”, i afërt me të. Për shkak të raporteve të acaruara, në Beograd, mediat njoftuan se Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç anuloi të gjitha aktivitet e tij ndërkohë. Vuçiç, në një intervistë për mediat që i kontrollon, tha se me Daçiç ka pasur takime ndërsa paralajmëroi se do ta takojë sërish. Një prej arsyeve të tensioneve mes Vuçiç e Daçiç, sipas gazetës “Danas” është se lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, është duke u shantazhuar nga Rusia dhe nuk guxon të qëndrojë prapa propozimit franko-gjerman për marrëveshjen me Kosovën. Sipas Danas-it, ky është vetë një “shkak” i tensioneve mes presidentit të Serbisë dhe kreut të socialistëve. Ndërkaq, burimet e kësaj gazete thonë se Ivica Daçiç, duke mos patur rrugë tjetër, është i detyruar të dorëzohet prej presionit të presidentit serb, por po e vazhdon konfliktin për të rritur ‘pazarin’

Advertisement