Rajon

Vuçiç: Do më mbajnë ligjërata për sanksionet ndaj Rusisë, ndoshta më bindin me fjalë të urta

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të vizitës së tij në Nju Jork ku po merr pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka thënë para gazetarëve se pret që përfaqësuesit evropianë t’i mbajnë “ligjërata për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”.

“Unë do t’i dëgjoj pastaj do t’u them se unë e udhëheq Serbinë si president dhe Nuk do të vendosim sanksione” – DEKLAROI Vucic

Presidenti serb ka thënë ndër të tjera se ka dëgjuar me vëmendje fjalimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe se I ka ngelur hatëri pse nuk e ka përmendur integritetin territorial njëzet vite më parë, duke iu referuar bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë më 1999.

“Bideni në fjalimin e tij përmendi integritetin territorial të parin, sovranitetin të dytin dhe vetëm të tretën të drejtat e njeriut si vlera më të larta të njerëzimit. Disa herë iu referua Kartës së OKB-së. Akoma nuk e njohin Rezolutën 1244. Nuk e kam kuptuar akoma, ndoshta do të më bindin me fjalë të urta, por nuk jam i sigurt”, ka theksuar Vuçiçi.

“Edhe sot mund të shihje dhe ndjeje se ka pikëpamje krejtësisht të ndryshme për botën dhe mua më duket se për herë të parë presidenti brazilian [Lula da Silva] ka marrë më shumë duartrokitje se presidenti amerikan, gjë që nuk ka ndodhur kurrë.” – ka shtuar ndër të tjera presidenti serb.

TRENDING

Exit mobile version