Rajon
Vuçiç nuk guxon nga Putini/ “Po planifikon destabilizimin e Ballkanit”
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/03/DYSHE-2.jpg)
Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir shprehet skeptik për nënshkrimin e ndonjë marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër. Sipas tij shanset janë 50/50 dhe për këtë faji kryesor është presioni jashtëzakonisht i madh që po i bëhet presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, nga Vladimir Putin.
Sipas Meir, krahas presionit të Putinit, presidenti serb është në presion të madh edhe nga BE-ja dhe SHBA-të.
Kjo mund të bëhet duke i shpjeguar Rusisë se marrëveshja nuk parasheh njohjen reciproke Kosovë-Serbi.
Sipas ekspertit amerikan, Vuçiç nuk dëshiron të dëmtojë besueshmërinë e tij me Perëndimin sepse e ardhmja e sigurtë e Serbisë varet nga anëtarësimi në BE.
“Vucic do të donte shumë të anëtarësohej në BE, ku e sheh të ardhmen e Serbisë më të sigurt dhe më të begatë”, tha Alon Ben Meir
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)