Rajon

Vuçiç refuzon të shkojë në Bruksel, ndërkombëtarët: Pasoja serioze

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë se nuk do të shkojë në Bruksel që të flasë me kryeministrin Albin Kurti pa u liruar të gjithë serbët e arrestuar në very të Kosovës

Edhe pse emisarët e SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak paralajmëruan pasoja për cilëndo palë që refuzon një takim të nivelit të lartë, Vuçiç duket i vendosur për t’iu përgjigjur negativisht thirrjes së kryediplomatit europian, Josep Borrell.

Lajçak tha se takimi për menaxhimin e krizave në Bruksel do të mbahet, pavarësisht deklaratave të liderëve të të dyja vendeve.

“Nëse do të refuzohet takimi, do të ketë pasoja serioze dhe negative” – tha ai në një debat të zhvilluar nga Këshilli i Atlantikut në Washington, ku pjesëmarrës ishte edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak shtoi se takimi do të mbahet shumë shpejt dhe do të fokusohet vetëm në menaxhimin e krizës aktuale.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh dje në një konferencë për media se ishte i gatshëm  të shkonte në takimin e radhës në Bruksel

TRENDING

Exit mobile version