Connect with us

Pinknews

Xhensila Myrtezaj realizon fotosesionin e ‘nxehtë’ gjatë shtatzënisë së dytë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, është në pritjen e ëmbël të fëmijës së dytë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, do të presin në jetë fëmijën e tyre të dytë, pas vajzës, Ajka. E teksa po i shijon muajt e bekuar të shtatzënisë, Xhensila ka realizuar këto ditë edhe një sesion fotografish te kolegia e saj, Rezarta Shkurta. Në fotografitë e ndara me ndjekësit, këngëtarja e hitit “Panorama” mund të shihet duke pozuar me një fustan të bardhë dhe të hapur te pjesa e gjoksit. Ajo është e lagur në të gjitha pozat, duke i dhënë kështu fotosesionit një pamje edhe më artistike. Në mbishkrimin e fotografive, Xhensila citoi psalmin “127:3-5”, i cili thotë: “Ja, fëmijët janë një trashëgimi nga Zoti, fryti i barkut është një shpërblim . Si shigjeta në dorën e një luftëtari, kështu janë fëmijët e rinisë. Lum ai njeri që ka kukurën plot me to; Ata nuk do të kenë turp, por do të flasin me armiqtë e tyre te porta”.

 

 

Advertisement