Shkrime
Xhindi del nga shishja/ Iluzionet e Serbisë së Madhe
“Bota Serbe” nga Mali i Zi do të donte që “kufijtë të bien”: “Klero-nacionalisti bën thirrje për bashkim për hir të realizimit të iluzionit të Serbisë së Madhe”
Mesazhet politike për bashkimin e ‘vendeve serbe’ në një shtet, fshirjen e kufijve ndërmjet Serbisë, Malit të Zi dhe Republika Srpska, të cilat duhet të ndahen nga Bosnja, nuk janë të reja. Kjo është një ide, e cila përkrahet nga presidenti i entitetit serb në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) Milorad Dodik, drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë Aleksandar Vulin, historiani serb dhe një nga ideologët e projektit të madh serb ‘bota serbe’ Aleksandar Rakoviç.
Megjithatë, për herë të parë, “rënia e kufijve” si ide vjen nga Mali i Zi, nga Marko Kovaçeviq, një zyrtar i lartë i ‘Demokracisë së Re Serbe’, partia e shumicës në pushtet.
“Nuk është e nevojshme të ndryshohet statusi shtetëroro-juridik, le të jetë në çdo mënyrë”. Nëse është Bashkimi Evropian, kështu qoftë. Nëse është Ballkani i Hapur, ashtu qoftë. Nëse nuk ka asgjë nga këto, le të ketë një marrëveshje mes Malit të Zi, Serbisë dhe Republika Srpska. Por nuk duhet të ketë kufi” – janë mesazhet e fundit të Kovaçeviç
Duket se tani po prezantohemi me një fqinj që sillet në mënyrë të ngjashme si Serbia, e cila mohon Bosnjën dhe Hercegovinën dhe kjo është shumë sfiduese , pasi një vendi po I vihet në pikëpyetje sovraniteti territorial
Ashtu si përmes Republika Srpska në Bosnje-Hercegovinë, edhe përmes Malit të Zi, Serbia po shtrin metastazat në rajon
Serbia po i konsideron si shtete të përkohshme edhe Malin e Zi edhe Bosnje-Hercegovinën, dhe qëllimet e tyre të luftës nuk janë ndalur kurrë, vetëm tani po i përmbushin ato në mënyra të rafinuara – pa dhunë të hapur, por me metoda të përdorimit të forcave të brendshme anti-sovrane për të dobësuar shtetin, me detaje te vogla ne dukje por qe mund te jene prelude të luftës
Sipas tyre deklaratat e Kovacevic mbeten të rrezikshme sepse janë identike me ato që ishin preludi i luftërave të viteve të 90. Dhe ndersa dje ishte Milloshevic, sot 30 vite më pas në krye të projektit kemi Aleksandër Vucic, i cili i sheh të gjithë serbët në rajon si një diasporë, të cilën duhet ta menaxhojë përmes epigoneve vendore.
Po a është Marko Kovaçeviq e ardhmja e Malit të Zi?
Kovaçeviç drejton komunën e së Nikshiqit, qyteti i dytë më i madh në Mal të Zi. Demokracia e Re Serbe, partia ku ai aderon, është shtylla kurrizore e Frontit Demokratik pro-rus të shpërbërë së fundmi, shumë e afërt me Serbinë dhe Presidentin Vuçiç.
Një fjalim të fundit, pa përmendur Bosnjen ai tha: “Rroftë Hercegovina, rroftë Mali i Zi, rroftë Republika Srpska dhe rroftë Serbia”.
Partia e Kovaçeviqit ka vite që avokon tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, daljen e Malit të Zi nga NATO dhe heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, të cilat Mali i Zi i vendosi në vitin 2014 pas kursit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.