Pinknews

Zbulohet biznesmeni që u arrestua me Fjolla Morinën, ja cili është ai që shoqëronte këngëtaren

Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestua me Fjolla Morinën dhe shoferi i këngëtares, Fitim Muji janë lënë të lirë dy javë pasi u arrestuan.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg, megjithatë Gjykata ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për fajësinë e Sylës, ndërsa në armën e sekuestruar nuk ka gjurmë.

“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim”, u shprehën Muji dhe Syla, të dy 29 vjeç.

Ai  është djali i biznesmenit të njohur kosovar, Agim Syla. Ato janë përfolur se mund të kenë pasur ndonjë lidhje bashkë, mirëpo këngëtarja i mohoi këto fjalë e revoltuar, duke thënë se ai është një njeri familjar.

Bëjmë të ditur se Fjolla është akoma në arrest në shtëpie, në Kukës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version