Kosova
Zbulohet skandali i armëve serbe, çdo ‘puthje’ amerikane këmbehet me kallashnikov
Që nga shkurti i vitit 2022, Kievi ka marrë armë me vlerë 800 milionë euro nga Serbia përmes një ndërmjetësi. Publikimi i këtyre të dhënave thuajse të bujshme shpjegon në masë të madhe pse Perëndimi, duke shprehur periodikisht indinjatën për hezitimin e Serbisë për të ndjekur politikën e BE-së në lidhje me Ukrainën, nuk përdor asnjë masë ndëshkuese ndaj Beogradit dhe vazhdon ta quajë liderin serb Aleksandar Vuçiç një partner të ngushtë” – kështu shkruan Genadi Sisoyev, për Kommersant
“Ne eksportojmë armët tona dhe nuk mund të eksportojmë në Ukrainë apo Rusi, por kemi shumë kontrata me amerikanë, spanjollë, çekë e të tjerë.” – pati deklaruar Vuçiç për Financial Times.
Me këtë presidenti i Serbisë pranoi se armët serbe mund të kenë shkuar në Ukrainë. Siç tha ai, “edhe sikur ta dinte me siguri se kush merr armët serbe, kjo nuk është punë e tij”.
Më tej, Vuçiç tha se Serbisë i janë hapur “mundësi të arta”, duke qenë se armët e saj janë më të lira se armët perëndimore, madje edhe eksporti i armëve serbe mund të vazhdojë të rritet. Informacione për furnizimin me armë serbe për Ukrainën ishin shfaqur edhe më parë në mediat botërore.
Kështu vitin e kaluar, Reuters publikoi një dokument sekret të Pentagonit të titulluar “Evropa: Përgjigja ndaj konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës”. Si rezultat, Serbia, ndonëse refuzoi të stërviste ushtarë ukrainas, pranoi t’i dërgonte armë Ukrainës përmes të tretëve.
Pavarësisht presionit nga Shtetet e Bashkuara dhe BE, Beogradi refuzon të mbështesë sanksionet kundër Rusisë. Dhe megjithëse Perëndimi herë pas here shpreh indinjatën për mosgatishmërinë e Serbisë për të ndjekur politikën e BE-së, kjo nuk çon në ndonjë masë ndëshkuese kundër Beogradit.
Për më tepër, si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe BE-ja vazhdojnë ta quajnë partnerin e tyre të ngushtë liderin serb Aleksandar Vuçiç. Kjo situatë paradoksale në shikim të parë shpjegohet në masë të madhe me informacionin për dergimin e armëve në Ukrainë