Kosova
Zëdhënësat e Vuçiç/ Svelça për opozitën në Kosovë
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka thënë se janë të vendosur që veriun ta bëjnë “pjesë të zakonshme” të shtetit.
Ai tha se kjo nuk i shkon për shtat Serbisë, ndërsa në këtë pikë sulmoi opozitën. Sipas tij, disa “eksponentë të caktuar” në skenën politike vendore po bëhen zëdhënës Beogradit, nje gje “e keqe” dhe e dhimbshme”.
Dje në Kosovë u mbajtën zgjedhjet vendore ne kater komuna, te cilat u bojkotuan nga partite serbe dhe vet serbët
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, deklaroi se “Për shkak të çdo serbi të arrestuar padrejtësisht; për çdo gënjeshtër të thënë nga Kurti; për çdo plumb të gjuajtur ndaj fëmijëve serbë; për shkak të represionit të përditshëm që pëson populli serb; për shkak të keqtrajtimit të vazhdueshëm të serbëve nga njësitë speciale në veri; për shkak të frikës në mesin e serbëve që mbjellin politikat e Kurtit, për çdo vend të shenjtë të përdhosur serb dhe çdo monument të shkatërruar, për shkak të moszbatimit të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, serbët dhe Lista srbska zgjodhën bojkotimin e zgjedhjeve jolegjitime dhe ilegale
Kujtojmë që Lista Serbe ka bojkotuar zgjedhjet e 213 prillit, pasi kanë kërkuar krijimin e asociacionit dhe largimin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.