Connect with us

Bota

Zelensky paralajmëron për një sulm rus përpara…

Presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi që të kihet vigjilencë përpara festimeve të së mërkurës për 31 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga sundimi sovjetik. Ky paralajmërim u bë në kohën kur pati shpërthime pranë centralit bërthamor më të madh të Evropës, dhe kur forcat ruse goditën në jug dhe në lindje.

Ukrainasit nuk duhet të lejojnë Moskën të “përhapë dëshpërim dhe frikë” përpara ngjarjeve të 24 gushtit, të cilat shënojnë po ashtu gjashtë muaj që kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës, tha Zelensky në video-fjalimin e tij të shtunën mbrëma.
“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se këtë javë Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të shëmtuar, diçka veçanërisht të egër”, tha Zelensky.

Në Rusi, vajza e një ideologu rus ultra-nacionalist, i cili mbron pushtimin që Putini po i bën Ukrainës, u vra në një sulm me bombë jashtë Moskës të shtunën në mbrëmje, thanë të dielën hetuesit shtetërorë rusë.

Ata thanë se Darya Dugina, vajza e ideologut të shquar Alexander Dugin, u vra pasi një bombë shpërtheu në Toyota Land Cruiser me të cilin ajo po udhëtonte, dhe ata po shqyrtonin “të gjitha versionet” për të gjetur përgjegjësin, përfshi edhe përfshirjen e Kievit.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *