Connect with us

Politike

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha: Më 14 maj u blenë vota me buxhetin e shtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha nga mbledhja e Kryesisë foli për procesin zgjedhor të 14 majit, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se vuri në dispozicion buxhetin e shtetit për blerjen e votave.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Shqipëria është kthyer në një narkoshtet, ku padrionoja (referuar Ramës) merr masa për mos ekzistimin e votës së lirë.

“U bë një përpjekje për asgjësimin tonë dhe nuk ia dolën, por kjo nuk u mjafton. Kjo nuk mundtë jetë çështje krenarie por beteje. PD për të pasur besim të këtyre qytetarëve duhet ti nënshtrohet një procesi të thellë debati analize dhe zbatimit të statutit të saj.

Shumë ide mund të lindin, por zbatimi i statutit është mënyra më e mirë. Duhet të angazhohen degët, kryesitë, shtabet elektorale, kandidatët pasi ata e njohin më mirë se çdokush tjetër problematikat e konstatuara gjatë procesit zgjedhor. PD do mund të ruajë besimin e votuesve të saj vetëm e vetëm si një parti që do hapet ndaj flukseve të reja, si një parti e cila do bëjë gjithçka për angazhimin në kauzën e saj të drejtë të personave më me vlerë në komunitetet ku janë. Kjo analizë duhet të na çojë drejt këtij objektivi dhe ky duhet të jetë i yni. Kjo nuk mjafton që PD të ruajë dhe të avancojë besimin e së djathtës shqiptare.

Kjo analizë është jetike për PD-në, por kjo nuk mjafton. Është i domosdoshëm një front opozitar. Kemi të bëjmë me një narkoshtet, ku padrionja merr çdo vendim, masë ku vota nuk ekziston. Pra kemi të bëjmë me një regjim, narkoshtet. Ky narkoshtet kërkon një fron të gjerë opozitar”, u shpreh Berisha.

Politike

Socialistët i hapin rrugë shembjes së pronave publike për interesa private

Një nismë e deputetit socialist Eduart Shalsi për ndryshimin e një akti normativ të vitit 2008 u transformua kryekëput në komisionin e Ekonomisë të mërkurën, duke i hapur dritën jeshile shkëmbimit apo shembjes së pronave publike në rastet kur këto të fundit pengojnë projekte private.

Ndryshimi i propozuar nga Shalsi në aktin me titull “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetëtore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta…,” synonte kalimin e funksionit nga Ministria e Financave tek ministria përgjegjëse për Ekonominë.

Por gjatë diskutimit në komision, deputetët Blerina Gjylameti dhe Alban Xhelilaj bënë propozime të reja, të cilat edhe pse nuk i janë nënshtruar konsultimit publik, synojnë që t’u japin kompetenca çdo institucioni publik që të vendosë për shkëmbimin apo shembjen e pronave publike, për arsye investimesh private në turizëm apo qëllime të tjera.

Sipas propozimeve, “prona shtetërore mund të shkëmbehet me pasuri private nga ministritë, institucionet e tjera qendrore, në varësi të Kryeministrit dhe të ministrive, organet e vetëqeverisjes vendore si dhe ndërmarrjet ose shoqëritë tregtare shtetërore”.

Gjithashtu, objektet shtetërore propozohen të shemben në troje ku janë dhënë leje zhvillimi.

“Kur pasuria shtetërore që përmban objekte apo ndërtesa shtrihet në gjurmën e projekteve për të cilat është miratuar leja e zhvillimit në përputhje me legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, objektet dhe ndërtesat ekzistuese të ndodhura në këtë pasuri shemben në funksion të zhvillimit të projektit,” thuhet në propozim, duke përcaktuar se shpenzimet e shembjes dhe vlera kontabël e objekteve përballohen nga kompania private.

Sipas propozuesve, këto ndryshime synojnë rregullimin ligjor të një praktike që është ndjekur deri më sot për shembjen e objekteve shtetërore, dhurimin apo këmbimin e pronës publike, praktika e cila ka kaluar nëpër vendimmarrje ad-hoc të Këshillit të Ministrave.

Por deputetët e opozitës i bënë një lexim tjetër propozimeve, duke aluduar për lidhjen  me interesa të ngushta korruptive në dëm të interesin publik.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se rasti përfaqësonte një shembull tipik të “ligjeve të kapura” dhe se parashikimi për shembjen e objekteve shtetërore dhe dhurimi i pronave publike bien ndesh me ligje të tjera sektoriale dhe me Kushtetutën.

“Është një ligj me porosi, për qëlllime dhe interesa të kujt unë ende nuk e di,” tha Tabaku, ndërsa shtoi se sipas përmbajtjes së neneve, shteti kthehet në një shkëmbyes pronash dhe transaksionesh private.

“Për mua të dyja janë shumë të rrezikshme! Lënë hapësirë për korrupsion, hapësirë në zbatimin e tij…,” këmbënguli Tabaku.

Edhe deputeti Dashamir Shehi akuzoi se pas propozimeve fshiheshin interesa konkrete të ‘oligarkëve” që lidhen me privatizimin e porteve apo pronave të ushtrisë që po kërkohen për investime turistike.

“Kjo bën mu,”  tha ai, duke shtuar se, – “nëse do të kishit sot një listë objektesh që ka dalë kjo problematikë, dyshoj që është Porti i Vlorës, i Durrësit, apo disa reparte ushtarake që sot kanë marrë vlerë turistike për shkak të vendndodhjes së tyre”.

Shehi aludoi se mënyra se si u bënë propozimet nga disa deputetë socialistë, duke shmangur qeverinë nga konsultimi publik, hidhte dyshime për qëllimet e vërteta të ndryshimeve.

Kjo procedurë u kontestua edhe nga deputeti socialist, Erion Braçe.

Braçe tha në komision se bëhet fjalë për “ndryshime themelore” që do të duhej të vinin nga ana e qeverisë, e cila është përgjegjëse për politikat.

“Ministritë janë aty për të ndërmarrë politika, pse duhet të marrin deputetët inciativa kaq të rëndësishme për ndryshim politikash,” tha Braçe, duke shtuar si argument dhe përgjegjësinë e ministrive për një proces konsultimi.

Ai po ashtu u shpreh i pakënaqur me përmbajtjen e ndryshimeve, duke shtruar pyetjen;“po pjesëmarrja e shtetit përmes pronës në një investim, përtej shitjes e shkëmbimit, pse nuk përfshihet?”

Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi pretendoi se propozimet ishin konsultuar me qeverinë dhe propozuesit ishin në dijeni të problematikave të mëparshme që kërkonin kuadrin ligjor.

“Ndërhyrjet me VKM po i sanksionojmë, nuk arrij ta kuptoj çfarë rreziku kanoset” pyeti Shalsi.

“Më thonë nga ministria që ka disa raste ku në një sipërfaqe p.sh. 100 njësi ka një pronë shtetërore 2-3 njësi, ku nuk lejohet lidhja e marrëveshjeve pavarësisht se edhe qeveria edhe investitori kanë rënë dakord që të shkëmbejnë një pronë ..,” solli ai një shembull në favor të arsyetimit mbrojtës.

Të paktën zyrtarisht nuk ka një konsultim me Këshillin e Ministrave mbi ndryshimet e reja thelbësore që u bënë në komision, pasi rezulton që qeveria të ketë dhënë ‘mendim” vetëm mbi nismën fillestare të deputetit Shalsi, që lidhej me rregullimin e kompetencave.

Gjithsesi, zëvendësministri i Ekonomisë, Endrit Yzeiraj i pranishëm në komision dha dakordësinë në mënyrë të thatë. Sipas tij, këto ndryshime “plotësojnë kuadrin ligjor dhe mbrojnë interesin publik”.

Më herët propozimet kaluan në komisionin e Ligjeve, ku po ashtu opozita ngriti pretendime se ndryshimet ishin klienteliste dhe një abuzim me pronat shtetërore.

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, tha se, “po deformohen aktet normative te deritanishme duke normuar me ligj privatizimet e pronave shtetërore në interesa të individëve të lidhur me pushtetin”.

Ndryshimet ligjore të miratuara në komisionet parlamentare shmangën konsultimin publik dhe kaluan në mënyrë jotransparente, duke u futur në rendin e ditës së seancës plenare të enjten pa u publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit.

Continue Reading

Politike

Sulmi ndaj kryeministrit sllovak/ Reagon Rama: I tronditur nga lajmi i tmerrshëm

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar i tronditur pas sulmit me armë që iu bë pasditen e sotme homologut të tij sllovak Robert Fico.

Rama, përmes një postimi në platformën X dënon sulmin dhe i ruon Ficos shërim të shpejtë.

Edi Rama: I tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit të neveritshmë ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë. Roberti është një i mbijetuar i madh dhe mik i dashur të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe një rikthim spektakolar.

Continue Reading

Politike

“Kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël”, Belinda Balluku del pas tre orësh nga SPAK

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dalë pas tre orësh nga dyert e Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se ishte pyetur për inceneratorët. “Drejtësia ka punën e saj, e mbështesim”, ka deklaruar midis të tjerash ajo. Fletëthirrja ndaj saj është bërë nga Prokurori Dritan Premçi.

“Ishte një thirrje për dosjen 225 që është dosja e inceneratorëve. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet të ndahet puna e ndershme nga abuzimi pafalshëm. Kjo është ndarja e re e pushteteve, drejtësia ka punën e saj, qeveria ka punën e saj dhe parlamenti punën e tij”, tha ajo.

Continue Reading

Politike

Kukafshehthi/ Salianji e kërkon për të dëshmuar në komision, Balla pas derës “selfie” me operatorë

Kryetari i Komisionit Hetimor për TIMS Ervin Salianji i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm Taulant Balla që të paraqitet përpara komisionit për të diskutuar në lidhje me kërkesën e tij që dëshmia e tij të merret me dyer të mbyllura.

Teksa mazhoranca e braktisi këtë komision, kreu i tij, Ervin Salianji u ngrit në këmbë që ta kërkonte vetë Taulant Ballën për të dhënë dëshminë.

Ndërkohë, ministri ka publikuar një foto me operatorët e televizione, duke e shndërruar kështu situatë në një lojë kukafshehthi.

Continue Reading

Politike

“Vulin provokoi me deklaratën ndaj Ramës”/ Shqipëria “i shkul veshin”: Beogradi të reflektojë

Ambasadori i Serbisë, Slobodan Vukčević është thirrur dje në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku iu kërkuan sqarime në lidhje me deklaratat që zv. Kryeministri Vulin ka bërë, referuar vizitës dhe takimit të Kryeministrit Rama me diasporën shqiptare në Greqi.

“Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë.

MEPJ pret reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian”, njoftoin ministria.

DEKLARATAT E DJESHME TE VULIN

Aleksandër Vulin, zëvendës kryeministër në kabinetin e ri të qeverisë serbe, komentoi dje takimin e kryeministrit Edi Rama, me shqiptarët në Greqi.

“Shqipëria e madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe”, u shpreh Vulin në një reagim kundër takimit të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi.

“Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë”.- tha Vulin.

Zv/kryeministri serb kërkon nga Greqia që të formojnë një aleancë anti-shqiptare.

”Njohja e të ashtuquajturës Kosovë nga autoritetet greke dhe pranimi i Prishtinës në Këshillin e Evropës, do të ishte një kontribut i pamatshëm i Qeverisë së Greqisë dhe Dora Bakoyanis në krijimin e Shqipërisë së Madhe. Shqipëria mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe, por edhe nga ju grekë të dashur, grekët tanë. Ju lutem mendoni për këtë”.- tha Vulin.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING