Bota
Zgjedhjet në Bullgari/ Kryeson qëndra e djathtë
Zgjedhjet në Bullgari/ Kryeson qëndra e djathtë
Sipas exit poll-ve, qendra e djathtë dhe partia e ish-kryeministrit Bojko Borisov prijnë në zgjedhjet bullgare me rreth 26%. Koalicioni pro-evropian renditet pas tyre, por i shkëputur jo shumë.
Vendi me më pak fat në Bashkimin Evropian është në provën e tij të katërt në 18 muaj. Arsyeja është ajo e dështimit për të ngritur një koalicion politik i aftë për të rezistuar prej krizës politike që ka kapluar vendin.
Disa analistë madje parashikojnë një raund të pestë zgjedhjesh të reja brenda pak muajsh, nëse jo javësh, por edhe Sofja ka nevojë për stabilitet në një periudhë në të cilën Brukseli po shpërndan paratë e planit të qëndrueshmërisë që duhet të ringjallë ekonomitë e vendeve evropiane pas dy vitesh pandemie Covid dhe pas pasojave të rënda ekonomike prej luftës në Ukrainë.