Connect with us

Rajon

Zgjedhjet pas heqjes së sanksioneve, Vuçiç flet pas deklaratës së Bislimit

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, ka thënë se Kosova nuk do zgjedhje në Veri, por arrestimin e serbëve. Në këtë mënyrë ai i është përgjigjur deklaratë së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili ka thënë se zgjedhjet në komunat veriore do të mbahen pasi të largohen sanksionet nga Bashkimi Evropian.

“Lërini të bëjnë punën e tyre. Ata nuk i duan këto zgjedhje, e vetmja gjë që duan është arrestimi dhe ngacmimi i serbëve”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka propaganduar duke thënë se të burgosurit serbë në Kosovë po keqtrajtohen, për këtë thotë se ka raporte të konsiderueshme. Teksa e dha një pretendim të tillë ai kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të ndikojë mbi Kosovën që këta serbë të burgosur të lirohen.

“Kërkesa ime për komunitetin ndërkombëtar është që të ndikojë në lirimin e serbëve të mbetur, veçanërisht pasi kemi raporte të rëndësishme se ata po keqtrajtohen dhe se po e kanë të vështirë të durojnë kushtet në të cilat ndodhen. Do të ishte tragjike nëse diçka do t’u ndodhte. Do të kishte pasoja të pallogaritshme”, tha Vuçiq në një deklaratë për gazetarët, ka raportuar portali në gjuhën serbe kosovo-online.

Ai ka theksuar se disa nga serbët e arrestuar janë në paraburgim për më shumë se një vit.

“Është e pakuptimtë që ata të mbahen në burg më shumë se një vit për një krim siç është keqpërdorimi në resortin e skive në Brezovicë, për të cilin akuzohen. Nuk ka arsye që Milenkoviqi, Bozhoviq dhe disa të tjerë të jenë në paraburgim”, ka vazhduar Vuçiq, pa ofruar fakte

Advertisement