Connect with us

Kosova

Zgjidhja e re del nga xhepi, ambasadori britanik në Beograd tregon detaje

Ambasadori britanik në Serbi, Edward Ferguson, në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, ka thënë se modeli i Irlandës së Veriut mund të jetë një nga zgjidhjet e mundshme për një kompromis Kosovë-Serbi.

Duke komentuar deklaratën e emisarit britanik, Stuart Peach se modeli i Irlandës së Veriut mund të jetë një zgjidhje e mundshme në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ambasadori britanik në Serbi tha se, pasi ai vetë është nga Irlanda e Veriut, mund të konfirmojë se nga marrëveshja e vitit 1997 që është miratuar në atë që quhet si e “Premtja e Madhe”, kishin përfituar të gjitha komunitetet atje.

“Nuk mendoj se Lordi Peach ka dashur të thotë se ky është një model i thjeshtë për zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por ai sigurisht ka treguar se me vullnet politik dhe një qasje krijuese, është e mundur të zgjidhen edhe mosmarrëveshjet më komplekse në lidhje me sovraniteti dhe identiteti” – ka deklaruar Ferguson.

“Kemi parë përparim të konsiderueshëm në disa çështje. E mirëpritëm marrëveshjen për njohjen e targave dhe vulave doganore, si dhe përdorimin e energjisë. Megjithatë, të dyja palët kanë qenë të ngadalta në përmbushjen e detyrimeve më të gjera që kanë marrë. Për shembull Kosova ende nuk e ka formuar Aosciacionin, ndërsa Serbia vazhdon të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare” –  ka deklaruar ish ambasadori britanik në Beograd.

Sipas të Dërguarit të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, duhet të zhvillohet në shembullin e Marrëveshjes së Premtes së Mirë, apo ndryshe ajo që njihet si Marrëveshja e Belfast-it, e cila i dha fund konfliktit ndërmjet palëve kundërshtare në Irlandën e Veriut, 25 vjet më parë.

Top-diplomati britanik ka deklaruar më herët, se mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe i njëjti, sipas tij, duhet të shkojë drejt krijimit të një të ardhme multietnike dhe respekti të ndërsjellë.

I pyetur se si duhet të arrihet ky proces, ai ka dhënë si shembull Marrëveshjen e Belfast-it.

Po çfarë është Marrëveshja e Belfast-it, për të cilën flitet aq shumë?

Marrëveshja ishte politike, e krijuar për t’i dhënë fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut. Ajo u nënshkrua më 10 prill 1998 dhe u miratua me vota publike në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës.

Nga fundi i viteve 1960, u krijuan dy grupe të armatosura nga të dyja palët, si Ushtria Republikane Irlandeze (IRA) dhe Forca Vullnetare e Ulsterit (UVF)

Problemet zgjatën pothuajse 30 vjet dhe kushtuan jetën e më shumë se 3500 njerëzve.

Marrëveshja e së Premtes së Mirë bazohet në idenë e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve. Ajo krijoi një qeveri të re për Irlandën e Veriut, duke përfaqësuar si nacionalistët ashtu edhe sindikalistët. Qeveria e Westminster-it i dha kësaj qeverie kontroll mbi fusha kyçe si shëndetësia dhe arsimi – një proces i njohur si transferim. Pjesë të tjera të marrëveshjes kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut, nga cilado pjesë e komunitetit që vijnë.

Advertisement