Connect with us

Kronike

Zhdukja e nënës me fëmijët/ Arrestohet bashkëshorti, policia: E mitura u vetëmbyt nga dhuna e ushtruar nga babai

Policia ka reaguar me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku dyshohet se Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj janë vetëmbytur në ujërat e lumit Drin.

Bëhet me dije se në pranga deri tani është vënë 31-vjeçari, Ergys Arrazi, pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

Deri më tani është gjetur trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare rastësisht nga një peshkatar, ndërsa polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për trupat e 39-vjeçares dhe 2 fëmijëve të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër

Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje.

Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

9-vjeçarja ështe gjetur e pajetë, dyshohet e vetëmbytur në lumin Buna.

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.

Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve.

Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Kronike

Momentet e fundit të Nikolas/ Si u mbyt 7-vjeçari në Kretë, mblidhen të ardhura për ta varrosur të miturin në Shqipëri

Të pangushëllueshëm janë prindërit e Nikolasit të vogël, por edhe e gjithë shoqëria në zonën e Arvi Xrakleios pas vdekjes së papritur të 7-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det. Nëna e fëmijës, e cila ndodhej në shtëpi me fëmijën e dytë të familjes, është arrestuar për shkelje të nenit 302 të Kodit Penal. (Vrasje nga pakujdesia) dhe është liruar me urdhër të prokurorit publik.

Sipas informacioneve, nëna e djalit ka dëshmuar në Komisariatin e Viannu se ka qenë në shtëpi me 7-vjeçarin dhe foshnjën e familjes, kur papritur i ka humbur nga sytë. Ajo doli menjëherë dhe e kërkoi, por në 10 minutat që kaluan dëmi ishte bërë tashmë, pasi fëmija kishte shkuar në det. Nikolla, i cili ishte nxënës i klasës së parë, ishte me nënën e tij në shtëpinë e tyre, disa dhjetëra metra larg plazhit dhe donte të notonte.

Nëna e tij nuk pranoi, por djali i vogël i shpëtoi vëmendjes dhe u gjend në plazh duke u futur ne det me një shok. Sipas raportimeve, deti ishte i trazuar dhe djali i vogël ishte marrë nga një dallgë e fortë.

“Prindërit e kërkonin, ai doli nga shtëpia pa e kuptuar. Ky fëmijë e donte shumë detin, shkonte rregullisht në det. Ai u gjet vetëm dhe kur e zbuluan ishte tepër vonë”, tha Pavlos Baritakis, kryebashkiak i Viannos.

Një banor i zonës ka parë fëmijën duke notuar në ujë dhe menjëherë ka ngritur alarmin.

“Nuk frynte erë, por kishte një valë të heshtur, deti është shumë i rrezikshëm, sepse ka rryma. Rryma e mori që andej dhe e solli në port, por në një gjendje ku kishte humbur ndjenjat. Kishte një puls të lehtë, por nuk merrte frymë. Për gjysmë ore disa njerëz që dinin ndihmën e parë po përpiqeshin ta rivendosnin atë . Ambulanca zbriti, erdhi një mjek dhe ajo pa që kishte një puls. Nuk kishte njeri në plazh që ta shihte fëmijën ”, tha një dëshmitar okular.

Prindërit dëshirojnë ta varrosin fëmijën e tyre në Shqipëri

Nikolla i vogël ishte me origjinë nga Shqipëria dhe prindërit e tij kanë jetuar në Arvi vitet e fundit. Ata janë punëtorë ditorë dhe punojnë kryesisht në serra. Sipas banorëve të zonës, ata janë njerëz të shkëlqyer që kujdesen për familjen e tyre.  Dëshira e babait të saj dhe nënës së tij Nikolas, të cilët po jetojnë një dramë të paimagjinueshme, është të varrosin fëmijën e tyre në Shqipëri.

Gjithsesi gjendja e tyre financiare nuk e lejon këtë udhëtim dhe as shpenzimet e varrimit nuk mund të përballohen, prandaj edhe njoftimi i Shoqatës së Zbukurimit të Arsimit Kulturor Arvi. Në të bëhet e ditur se ai merr përsipër shpenzimet e transportit dhe varrimit të Nikollës në vendlindje, ndërsa po nis një mbledhje fondesh në bashkëpunim me shoqatën e prindërve dhe kujdestarëve të kopshtit dhe shkollës fillore Arvi, mësues të shkollës shoqata dhe Famullia e Arvit.

Ishte dhe është engjëll”, thotë me lot në sy i shokuar edhe mësuesja e tij, e cila nuk mund ta besojë se Annis ose ndryshe Nikolla nuk do të jetë në shkollë të hënën e ardhshme.

“Ai ishte një fëmijë i përsosur. E them sepse do të ishte bërë engjëll herët, sepse ka qenë edhe engjëll gjatë shtatë viteve që u ul në tokë”, tha ajo.

“Çfarëdo që të themi është pak. Jemi të gjithë të shokuar”, tha presidenti i shoqatës kulturore të Arvit, Yannis Karpathakis, i cili ishte ndër të parët që u vërsul në vendin ku u gjet trupi i fëmijës së vogël.

 “Në një tragjedi të tillë duhet të heshtim. Përballë zisë, të mos jemi kritik”, shtoi Karpathakis, duke theksuar se prindërit e Nikolas janë njerëz të shkëlqyer, të cilët punojnë gjithë ditën për tu ofruar më të mirën fëmijëve të tyre.

I tronditur nga ngjarja tragjike, tha kryebashkiaku i Viannos, Pavlos Baritakis, i cili ndodhej në vendngjarje që në momentin e parë.

Komuniteti lokal është i tronditur nga ngjarja tragjike”, theksoi ai, ndërsa shtoi: Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mbajnë gjithmonë fëmijët nën mbikëqyrje të rreptë. Edhe nëse nuk ka valë, një incident ose pakujdesi mund të çojë në vdekje.

Kronika e tragjedisë

Fillimisht ka qenë një banor i zonës që ka parë fëmijën duke notuar në ujë pa ndjenja dhe ka ngritur menjëherë alarmin. Thirrja në EMS është bërë në orën 13:30 dhe mësohet se një djalë i vogël ishte me fytyrë poshtë në ujë. Në vendngjarje kanë shkuar banorë të fshatit dhe kalimtarë të rastit, të cilët me ndihmën e një defibrilatori dhe mjekut kanë tentuar të rikthejnë fëmijën. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë. Fatkeqësisht, ky është mbytja e parë e verës, e cila është veçanërisht tragjike.

Continue Reading

Kronike

7-vjeçari shqiptar mbytet teksa lahej në det, e ëma ndodhej në shtëpi

Mbytja e Nikolas, 7 vjeçarit me origjinë shqiptare të shtunën e 1 qershorit në Kretë ka pikëlluar komunitetin e banorëve atje.

I vogli kishte shkuar në det të lahej me një shok kur duket që është rrëmbyer nga dallgët dhe nuk ia ka dalë.

Trupi i të voglit u pa nga kalimtarë, e megjithë përpjekjet për ti dhënë ndihmën e parë për ta shpëtuar Nikolas u vogël nuk ia doli.

Nëna e tij kishte vetëm pak muaj që kishte lindur fëmijën e dytë dhe ndodhej në shtëpi duke u kujdesur për foshnjen kur ndodhi tragjedia. Ndërsa i ati kishte qenë në punë kur mësoi lajmin tragjik.

Prindërit e Nikolas ishin njerëz të thjeshtë që punonin gjithë ditën për t’u ofruar më të mirën fëmijëve të tyre.  Në polici është marrë dëshmia e prindërve, ndërsa kryebashkiaku Viannos, Pavlos Baritakis, pranoi se plazhi nuk kishte roje shpëtimi, shkruan media greke  protothema. .

Continue Reading

Kronike

Hodhi molotov mes qytetarëve e gazetarëve në protestën para Bashkisë, prokuroria kërkon burg për 49-vjeçarin

Protestuesi i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë që rrezikoi jetën e gazetarëve dhe qytetarëve duke u hedhur molotov gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës, Sokol Bushkolaj, do të dalë sot para gjykatës ku do të njihet sot me masën e sigurisë.

Prokuroria e Tiranës kërkon burg për 49-vjeçarin.

Lajm në përditësim…

 

Continue Reading

Kronike

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, prokuroria kërkon burg për dy të arrestuarit! 3 agresorët tjerë ende në kërkim

Prokuroria kërkon arrest me burg për Dritan Nanon i arrestuar si organizator i dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi të mërkurën, ende në koma në spital, si dhe për dhëndrin e tij Dorian Alia, një nga dhunuesit, ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim. Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç u vetëdorëzua pas ngjarjes së rëndë duke dhënë dëshmi që faktoi edhe më shumë dyshimet e policisë, se pas dhunës fshihet Dritan Nano. 58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë, aty ku sot janë ndërtuar kulla te Diga e Liqenit. Marrëveshja mes palëve (trashëgimtarëve dhe avokatit) është për të përfituar një përqindje të caktuar të pronës së fituar më gjyq, pra jo pagesë, por pjesë e pronës.

Lajm në përditësim…

 

Continue Reading

Kronike

Foto në “Audi” të blinduar me djalin e pronarit të TV në Shkodër, ja si SPAK provoi përdorimin e “SKY” nga Behar Bajri

Një foto e shkrepur nga Behar Bajri, brenda një makine të blinduar ku ishte nën shoqërinë e Kristjan Kokaj, e cila më pas i është dërguar prokurorit të Shkodrës, Xhevahir Lita, është bërë shkak i identifikimit të plotë të Behar Bajrit si përdorues i kodit “9E6STL”.

I forti i Shkodrës udhëtonte me Kristjan Kokaj, djalin e Gasper Kokaj, që është njëherësh Dekani i Fakultetit Juridik në Shkodër dhe pronari i televizionit “Rozafa” në këtë qytet.

Kjo ka sjellë identifikimin katërcipërisht të Behar Bajrit si përdoruesi i këtij kodi “Sky”. Gjithashtu identifikimi i Behar Bajrit është bërë dhe nga vetë prokurori i Shkodrës, Xhevahir Lita, i cili tashmë është marrë i pandehur në dosjen “Metamorfoza” për akuzën e korrupsionin në tre episode dhe “Nxjerrjes së akteve sekrete”

Ora” shkruan se për shkak se Xhevahir Lita ka bashkëpunuar me prokurorinë e posaçme SPAK,në 11 Prill 2024, dy prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja, kanë vendosur ti heqin akuzën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Në dëshminë e dhënë nga ambientet e burgut ish-drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, tregon qartazi se ka treguar se dy kodet “TIV9E3” dhe “9E6STL”, janë përdorur nga i forti i Shkodrës Behar Brajoviç alias Bajri.

Xhevahir Lita në 15 dhjetor 2023 ndër të tjera ka deklaruar:

“…lidhur me aplikacionin Sky ECC, për të cilin kam mësuar pasi kam lexuar vendimin dhe kam marrë më tepër informacion nga media tani që ndodhem në paraburgim do ju sqaroj gjithçka, pasi bisedat e zhvilluara të pasqyruara në vendimin e gjykatës datë 23 korrik 2023, janë biseda që i kam zhvilluar unë…”. .”…Paraprakisht dua të sqaroj se Behar Brajoviq-it, Pëllumb Gjoka i thirrte me nofkën “Daci” dhe në biseda i jemi referuar me “Daci” pa ja përmendur emrin. Pasi Behari Brajoviq është liruar nga paraburgimi, më ka kontaktuar në aplikacion ku flisja me Pëllumb Gjokën. Me Behar Bajrin kam komunikuar në aplikacion dhe kemi zhvilluar biseda si dhe për rastet kur Behari do u paraqiste për ekzekutimin e masës si dhe tu paraqiste gjatë gjykimit të çështjes së tij…”.

Lidhur me faktin që Behar Brajoviq ka përdorur SkyECC, sipas prokurorisë vlerë paraqet edhe deklarimi i Kristjan Kokaj, i cili është djali i Gasper Kokaj, Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër.

Në përdoruesin SkyECC të Behar Brajoviq me kodin “9E6STL” në bisedat e datës 5 dhe 6 Mars 2021, janë shkëmbyer midis Behar Brajoviq dhe Xhevahir Litës fotot e Kristian Kokaj, i ulur në sediljen e pasme të një autoveture si dhe i ulur në një kolltuk në një ambient të mbyllur.

Për këto fakte më datë 4 Prill 2024, oficerët e BKH-së kanë pyetur si deklarues Kristjan Kokaj, i cili pasi i janë paraqitur fotot e shkëmbyera në SkyECC ka deklaruar se personi në fotot e shkëmbyer është vetë shtetasi Kristjan Kokaj.

Kristjan Kokaj deklaron se në fotot ku është i ulur në sediljen e pasme të një makine me filxhan kafeje në dorë ka qenë tek autovetura e Behar Brajoviq ndër tjera ai deklaron:

“…në fotot ku unë jam i ulur pasagjer, foto është bërë në makinën e Behar Brajoviq, dhe foton e ka bërë Behar Brajoviq, pasi aty kam qenë vetëm unë pasagjer dhe Behar Brajoviq shofer, nuk ka patur person tjetër. Makina ka qenë një “Audi” e blinduar por targën nuk ja kujtoj. Ndërsa foto ku kam qenë i ulur në divan, mund të jetë bërë në kafene ose në shtëpinë e Behar Brajoviq nuk di të them saktë…”.

I pyetur nga oficeri se si është ndodhur në autoveturën e Behar Brajoviq, Kristjan Kokaj ka deklaruar se:

“…unë nuk e kujtoj datën e saktë kur ka ndodhur kjo, por duhet të ketë disa vite. Unë mund t’ju shpjegoj lidhur me ditën kur është bërë foto, pasi nuk kam rastisur pasagjer në makinën e Behar Brajoviq përveç këtij rasti. Në ditën që është bërë foto unë kam qenë duke pirë kafe në lagjen time, pranë banesës. Aty ka kaluar Behari dhe nga makina më ka thirrur “…o nipçe hajde një here…”. Kam takuar Beharin dhe më ka thënë: “…hajde bëjmë një xhiro…”. Unë kam marrë kafenë që kisha porositur dhe jam ulur në sediljen e pasme dhe kemi bërë xhiro nëpër qytet. Gjatë kohës që udhëtonim, Behari më ka treguar se deshte të takonte babanë tim, Gasper Kokaj i cili është Dekan i Fakultetit të Drejtësisë Shkodër dhe për këtë arsye më kërkoi që të telefonoja babanë që të komunikonte me Behar Brajoviq…”

Nga këqyrja e komunikimeve të përdoruesve SkyECC “TIV9E3” dhe “9E6STL” janë zbuluar vrasja e Gjin Boriccit, korrupsioni në gjyqësor, sigurimi i kushteve për të kryer vrasjen e Dorian Dulit, Ibrahim Licit, Mustafa Licit, Genc Tafilajt, Kleant Musabelliu e shume episode të tjera si trafik droge dhe kultivim droge.

Tashmë çështja e Behar Bajrit është dërguar për shqyrtim gjyqësor në gjykatën e posaçme, me të pandehur të tjerë si biznesmeni Pëllumb Gjoka, shoferi i tij Edmond Preka, Astmer Bilali, ish-shefi I hetimit të krimeve të rënda në Shkodër Ardit Hasanbegaj, ish-drejtuesi I prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita dhe ish-shefi i operacionales Oltian Bistri.

Ndërsa është ndarë hetimi duke vijuar për personat si Ervis Martinaj, Denis Brajoviç, Klaodor Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Bardhyl Mavraj, Eljo Hato, Arsad Bashli dhe bashkëpuntori i SPAK, Nuredin Dumani.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING