Rajon
Zhvillohet me sukses testi i shpejtë Covid MADE IN GREECE
Kërkues shkencorë grekë nga katër universitete greke dhe gjashtë institucione kërkimore, zhvilluan testin e parë grek të gjurmimit të shpejtë të antigjenit (rapid test) për Covid-19.
Gjithashtu është depozituar kërkesa për njohjen e patentës dhe Ministria e Zhvillimit është ndërkohë në fazën e kërkimit të një kompanie farmaceutike greke që do të marrë përsipër prodhimin në seri të testit.
Padyshim që bëhet fjalë për një sukses të madh që tregon se Greqia mund të zhvillojë ekspertizën e vet dhe në fushën delikate të Shëndetësisë.

