Aktualitet
Zjarr në një apartament në katin e katërt të një pallati në ‘Don Bosko’, çfarë thotë policia
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/01/640-0-ab4d56b6efd9aca4487f41d9b2b694c5.jpg)
Një apartament është përfshirë nga flakët gjatë natës në “Don Bosko”, në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 00:10. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri ka rënë në katin e katër të një pallati, në banesën në pronësi të shtetasit G. B., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)