Kronike
1.2 tonë kokainë, arrestohet shqiptari në Belgjikë
Pesë persona, e mes tyre edhe një shtetas shqiptar janë arrestuar nga policia belge pasi po prisnin një kontejner me 1.2 tonë kokainë në portin e Antwerpit, Belgjikë.
Sipas mediave belge pesë personat e arrestuar janë në burg nën dyshimin për import kokaine. Burrat u arrestuan të martën në mbrëmje kur kontrolluan një kontejner në një magazinë në Oudebaan në Wilrijk, me shpresën për të gjetur drogë. Por autoritetet doganore holandeze kishin përgatitur një “surprizë” për ta.
Doganat holandeze kapën kontejnerin, i cili ishte shkarkuar në portin e Roterdamit dhe hoqën drogën. Hapësira e lirë u mbush me një lëndë tjetër. Një shofer e mori kontejnerin në Roterdam dhe e çoi në port mbrëmjen e së martës së kaluar.
Pasi kontejneri hyri në port, policia federale ndërhyri dhe arrestoi pritësit. Të arrestuarit janë meshkuj të moshës 28, 29, 40, 45 dhe 54 vjeç.