Connect with us

Bota

1 kg tritol makinës së gazetarit italian që u ‘përplas’ me Ramës duke trazuar ujërat

“Mbrëmë, një pajisje shpërthyese u vendos nën makinën e gazetarit dhe prezantuesit italian të ‘Report’, Sigfrido Ranucci. Makina shpërtheu, duke dëmtuar gjithashtu makinën tjetër të familjes dhe shtëpinë ngjitur. Karabinierët, DIGOS (Njësia e Operacioneve Speciale), zjarrfikësit dhe ekipi mjeko-ligjorë ishin në vendngjarje. Zyra e prokurorit italian kompetent ka filluar hetimet e nevojshme. Fuqia e shpërthimit ishte aq e fortë sa mund të kishte vrarë këdo që kalonte në atë moment.” Ranucci vetë raportoi se “ishte përdor të paktën një kilogram eksploziv”. Sulmi ndodhi rreth orës 22:00 në Campo Ascolano, një qytet midis Romës dhe Pomezia-s, në jug të kryeqytetit. Shpërthimi dëmtoi edhe makinën tjetër të familjes, e cila zakonisht përdorej nga vajza, e cila e kishte parkuar atë rreth orës 21:40. Ndërtesa e gazetarit u dëmtua gjithashtu nga jashtë, por për fat të mirë nuk pati viktima apo të lënduar.

Sigfrido Ranucci, prezantuesi dhe prej disa kohësh autori i emisionit “Report” në televizionin italian RAI3 është i njohur së fundmi edhe në Shqipëri nga një reportazh për vendin tonë.

Në reportazhin për Shqipërinë ai ka trajtuar marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për pritjen e refugjatëve. Ndërsa prej gati një jave është përballur edhe me kritikat e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka cilësuar “Report” si “emision skandaloz”. Emisioni i Ranucci njihet dhe vlerësohet gjithmonë për analizat e thelluara dhe investigimet gazetareske.

Por kush është Sigfrido Ranucci, gazetari që së fundmi ka “trazuar” edhe ujërat në Shqipëri?

Ranucci ka lindur në Romë në vitin 1961 dhe është diplomuar për Letërsi. Ai filloi të punojë në Rai në 1991 si asistent programi dhe më pas arriti të bëhet drejtor programi. Më pas ai u bë gazetar në Tg3. Viti 1997 ishte viti kur u rekrutua në shërbimin publik, ndërsa më vonë ai u bë redaktor i Rai International.

Ranucci ka kryer shumë hetime të ndryshme për trafikun e paligjshëm të mbetjeve dhe mafien. Ai kreu intervistën e fundit me gjyqtarin antimafia Paolo Borsellino. Në shtator 2001 ai fluturoi në Nju Jork si i dërguar për të ndjekur sulmin ndaj Kullave Binjake . Në vitin 2004, ai u dërgua në Sumatra për të raportuar mbi fatkeqësitë e shkaktuara nga cunami. Ai u dërgua në luftë në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme, përvoja të cilat i dhanë shkas hetimeve të tij për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe përdorimin e armëve jokonvencionale. Në vitin 2005 Ranucci ishte i pari që denoncoi përdorimin e fosforit të bardhë në Irak nga SHBA.

Në vitin 2006 ai iu bashkua ekipit të “Report” si bashkautor me Milena Gabanelli. Dhjetë vjet më vonë, duke filluar nga dhjetori 2016, ai u bë drejtuesi i programit. Në vitin 2014 ai ishte autor i një programi investigativ vetëm për të rinjtë me titull “Jashtë raportit”. Në vitin 2016 aftësitë e tij i vuri edhe në shërbim të transmetimit “Rec”. Në qershor 2020, Sigfrido Ranucci u zgjodh nga Franco Di Mare, drejtor i Rai 3, si zëvendës i tij

Në librin e tij të fundit, “The Choice”, Ranucci ka rrëfyer disa episode të veçanta të jetës që i kanë ndodhur. Gazetari, tregonte se i shpëtoi jetën një personi, i cili, siç zbuloi më vonë, ishte pjesë e autorëve të dyshuar që ishin porositur për të kryer vrasjen e tij.

“Ishte një djalë shqiptar, trafikant droge, vite më vonë e zbulova se e kishin dërguar të më vriste, prandaj përfundova nën mbrojtje. Ka sakrifica për mua, është pak si një familje e madhe, duhet të falënderoj shtetin sepse më lejon të vazhdoj lirisht të bëj punën time.”, tregonte Ranucci në librin e tij.

Ranucci, i cili është i martuar me Marinën, me të cilën kishte tre fëmijë, Giordano, Michela dhe Emanuele, jeton me mbrojtjen e rojeve që nga viti 2020.

KETU POSHTE DISA NGA LAJMET QE NTV KA PUBLIKUAR DISA KOHE ME PARE NE LIDHJE ME PERPLASJEN RAMA-RANUCCI

Reportazhi i RAI 3/ Ranucci i fut frikën Ramës: Puntata e dytë për Shqipërinë do të jepet shumë shpejt

Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e reportazhit për Shqipërinë në RAI 3

Deklarata e Ramës për emisionin “Report”, gazetari italian: Iu kemi dhënë zë…

Skandal i “RAI 3” në Itali/ Si u hetua drejtuesi i emisionit “Report” për fatura fiktive, deputeti Italian: Më ka kërcënuar me sms

 

 

Advertisement