Politike
1 vend në Kuvend/ Lapaj: Është mandati që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar

Drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar lidhur me rezultatin “e pjesshëm” të zgjedhjeve të 11 majit.
Teksa deri më tani ka përfunduar numërimi i votave për partitë dhë vijon numërimi i votave të diaspor, koalicioni i Lapajt ka siguruar vetëm një vend në Kuvend. Nuk dihet ende nëse mandatin e deputetit do ta marrë ai apo Endri Shabani.
Në reagimin e tij në Facebook, Lapaj shprehet se ky mandat është më i votuari i historisë së tranzicionit shqiptar që sipas tij “nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar”.
REAGIMI I PLOTË:
Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar. Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten.
Pas përfundimit të votave për partitë, koalicioni i Lapajt “Nisma Shqipëria Bëhet” ka siguruar vetëm 49396, shifër kjo larg parashikimeve të tij. Ndërkohë sipas rezultateve të deritanishme, “Nisma Shqipëria Bëhet” është forcë e tretë me 8.42% të votave (8138).

