Connect with us

Sport

10 ndeshjet më të bukura të Euro 2024, mes tyre edhe Kroaci-Shqipëri

UEFA ka përzgjedhur 10 ndeshjet më të bukura të Europianit “Gjermani 2024”, e cila dhuroi emocione dhe spektakël për një muaj.

Ndër këto ndeshje, ishte dhe ajo mes Kroacisë dhe Shqipërisë në Hamburg, e vlefshme për Grupin B, që përfundoi me rezultatin 2-2.

Në këtë takim, Qazim Laçi kishte shënuar golin e parë në minutën e 11′ dhe sulmuesi kroat Kramariç barazoi në minutën e 74’. 2 minuta më vonë, Klaus Gjasula shënoi autogol. Por mesfushori 34-vjeçar në minutën e 5′ të kohës shtesë realizoi gol për të siguruar barazimin.

Për 10 ndeshjet e përzgjedhura UEFA ka hapur dhe një sondazh, ku sportdashësit mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar.

 

Advertisement