Politike
‘100 mijë lekë për një votë, si me ble 1kg mish derri’/ Publikohet përgjimi i vëllait të kandidatit të PS
“Bashkë Fitojmë” ka publikuar sot një përgjim audio, ku dëgjohet Viktor Gjoni, vëllai i kandidatit të PS për Bashkinë Pukë dhe njëkohësisht kryebashkiaku aktual, Gjon Gjoni, teksa tenton të blejë votat e qytetarëve.
Në bisedë dëgjohet se si vëllai i kandidatit të mazhorancës ofron një vend pune në këmbim të votave të qytetarit dhe të familjarëve të tij.
“Në fund të qershorit je në punë”, dëgjohet të thotë ai.
Fillimisht qytetari duket i revoltuar pasi pretendon se edhe në zgjedhjet e kaluara ka “luftuar fort” për t’i ndihmuar të vijnë në pushtet, por se nuk ka përfituar asgjë.
Në fund të përgjimit, vëllai i Gjon Gjonit dëgjohet të thotë se mori një mesazh nga kandidati i PS ku kërkon të dijë rezultatin e negocimit.
Përgjimi i plotë:
X: Viktor Gjoni, vëllai i Gjon Gjonit, Kandidatit të Bashkisë Pukë, i PS
Y: Personi që po i blihet vota
W: Gruaja e personit Y
F: Lula, anëtare e PS për zonën, punonjëse në Bashki.
P1: Përshëndetje
P2: Përshëndetje
……
X: Këtë gruan e kam gruan e një dashamirësi, e kam njohur tani vonë, me kohë e kam dashamirës, edhe unë dua të hyj në bisedime me ty, për një problem që ma tha. Në qoftë se ti më betohesh të më ndihmosh, edhe unë të betohem të të ndihmoj.
Y: Për cfarë të të ndihmoj?
X: Unë dua të më ndihmosh për vota. Jam vëllai i Gjonit, unë po të kërkojë votën për veten.
Y: Sa të pashë të njoha, nuk po i kërkon votat për vete, por për vëllain. Je vëllai nuk ke nevojë me hy me miq. Sa herë duhet t’ju ndihmoj unë juve, tash 8 vjet? Edhe sa herë këto 8 vite më keni ndihmuar? 8 vite me keni vënë këmbën në fyt.
X: Unë po të them këtë…
Y: Jam unë ai person që kur ka ardhur vllai jot në 2015 (Gjon Gjoni) për Kryetar Bashkie, unë kam bërë luftë të madhe. KAM BËRË LUFTË TË MADHE!! Kam 3 njerëz të sëmurë në shtëpi dhe s’kam ndihmë ekonomike
W(Gruaja): Asnjë ndihmë ekonomike.
Y: Unë nuk akuzoj vëllain tënd, sepse ai nuk më njeh mua, por akuzoj person tjetër.
X: Jam duke hyrë unë, nuk ke punë as me vëllain tim, as me Lulin, as me Hasanin, as me të tjerë. Ke punë vetëm me mua dhe me këtë që kam anash. Jam duke tu betu.
Y: Jo, jo. S’ka.
Ë: S’ka më vetëm për votime.
Y: Sepse nëse ja kanë bërë dikujt padrejtësisht, unë kam qenë para 10 viteve në punë, kam qenë punonjës në shkollë, në objekt shtetëror edhe më kanë heqë nga puna. Ka 10 vjet që më keni heq nga puna, dhe marr vesh që keni punësu dikë tjetër. Pse më keni heq?
X: Shiko tani…
Y: A kam të drejtë? A kam të drejtë të rri më me këtë parti? Ju më keni bërë vet me ik. Se babën dhe gjyshin tim i kam pas socialista. Juve më keni detyruar mua të largohem nga partia juaj. Këta më kanë detyru. Si të mos jem unë i revoltuar me ata.
X: Këtu ke plotësisht të drejtë, e ke të justifikuar dhe nuk po du me la gojën. Unë flas realitetin. Vëllai im ka gabuar, ka gabuar edhe ai tjetri që është administrator.
Y: Unë s’po them që ka gabuar vëllai jot. Vëllai jot as nuk më njeh.
X: Në kuptimin e asaj që unë mora përsipër, thash edhe nje herë që unë as kafe s’kam pi me Lulën. A kupton? Unë i thash jo.
W: Ne kemi votuar për ty.
X: Unë me Lulën kam raporte të tjera dhe me këtë burrë kam raporte të tjera (Y), se ti ke për të më ndaluar nesër në rrugë, e ke për të më thënë “Legen”, e s’besoj se do ma thuash.
Z: Unë jam i drejtëpërdretjë!
Y: Jo jo, në kuptimin e fjalës që të ndihmova në këtë punë, e ti nuk më ndihmove. A më kupton çfarë po të them? Unë nuk jam futur në këto gjëra, në thellësi, se gjithmon ku kam shkuar, i kam thënë “Ma jep votën” dhe “faleminderit” dhe është e drejta e secilit. Unë për kokën e dy djemve, nuk i shikoj njerzit “a ma kanë dhënë – a sma kanë dhënë votën”. Se është e drejta e tij. Përshembull, unë i them: Nëse ti ma bën këtë nder, m’u beto, edhe unë do të të betohem që këtë punë do ta bëj, për një muaj, një muaj e gjysmë. Se nuk bëhen punët flak për flak, por brenda muajit qershor, për të realizuar, ky burrë që po të thotë tani. Mu beto, nëse nuk ta bëj, më ndalo thuj: qënkë ti më legen se ato të tjerët që më kanë taku. Kaq po të them!
Z: Ju jeni ju vetë që më keni detyru të mos largohem.
X: Unë kam ardhur në emrin tim.
Y: Ti sot je në emrin tënd, e nesër s’je. Edhe s’ka me na njoft njeri më.
X: Unë do të të jap numrin.
Y: 13 vota shtëpie ia kam dhënë vetëm unë. Jo më pak.
X: Më jep gjysmën e këtyre këtë rradhë.
Y: Për Zotin, e di si jam unë tani? Ça më kanë bërë mua këta, jo ti. Ti nuk më ke gjë borxh. A e kupton? Me më thrrit mua 40 vjeç në zyrë, e me më thënë 100mij lekë për një votë, si me ble 1kg mish derri, 500mij lekë mbarojnë për një javë. Unë dua punën.
X: Ty të duhet një punë me mbajt familjen. Jam shumë dakord.
Y: Unë këto fjalë kam me thënë.
X: Ke të drejtë!
Y: Mua as Gjoni s’më ka ndonjë borxh.
X: Nuk është shjelluar gjëja, as nuk është diskutuar. Edhe vëllai im, Gjoni ka shumë gabime. Sot njerëzit që ka punuar Gjoni, që i ka dhënë punën, i ke duke punuar kundra. A po më kupton. Ai është mosmirënjohës. Ti ke të drejtë se nuk ke punuar, por ka të drejtë edhe ai tjetri, mosmirënjohësi që ka hëngër buke 8 vjet me Gjonin.
Y: Ai është bukë shkelur.
X: Kshu që njeriu gabon edh gjatë jetës.
Y: Me gabuar tek unë që kam 3 vet sëmurë, që më duhen 2-3qind mijë lekë ilaçe në muaj, nuk është aspak normale. Unë e kam 100m larg shtëpie, nuk është e drejtë. Kur ka ardhur Gjon Gjoni, vëllai jot, unë jam ai burrë, në 2015, që e kam prit Gjonin dhe e kam suportuar.
X: E di se aty kam qenë.
Y: Pra unë me vujt 8 vjet me për një vend pune?
X: Në qoftë se të ka ardhur dikush tjetër për votë, nuk mund të përmirësojë jetën tënde, se s’ka çfarë të bëjë më shumë se Gjoni, për disa. Unë nuk po flas për të gjithë Pukën. Unë i them këtij personit i takon e drejta për ti dhënë të drejtën, unë nuk kam ndërhyrë për njerëzit në botë. Nëse dinë një person në bashki që kam ndërhy, unë nuk di gjë. Vllai i di punët vet atje. Më ka hyrë njerëz, a kupton? Edhe ky burri i kësaj, që e kam dahsamirës, shokë i mirë në sport.
*Vjen një person i ri (Grua)*
F: A jeni mirë? Kam qenë keq me shëndet
X: Se çfarë ka kaluar dhe çfarë është bërë i di ti, e nuk ka nevojë të përsëriten më.
Y: unë nuk ruhem dhe as nuk trembem. Kjo dhe djali i kësaj. Ju më keni detyruar të largohem nga partia. Se gjithmonë kam qenë socialist. Ju duhet të pranoni realitetin.
X: Çfarë do bëjmë me u rregullu? Sa vota do më bësh? Çfarë do bëjmë që të rregullohemi? E të afrohesh me ne?
Y: Sa jepni?
X: Në qoftë se ti më thua për punë, për mua është zgjidhja më e mirë.
Y: Ja e ke prezente, (personi F).
X: Do ta zgjidhim kete pune brenda muajit qershor. Nuk po të them vitin tjetër, por për këtë muaj, për ta zgjidhur.
Y: Ok. Këtë të ma shkruash te Kryetari jot.
X: Është edhe Kryetari jot.
Y: Për mua 8 vjet ai nuk ka qenë. Koha do të tregoj. Ta shkruaj dora e Kryetarit dhe t’i vini edhe një vulë për punën. Po s’ma vulose s’të besoj më.
X: Kjo nuk bëhet dot për nesër, por më beso mua.
Y: S’të besoj më.
X: Unë të bëj be, por firmën nuk ta jap dot.
W: Më be, nuk ju besojmë më.
X: Ti e meriton me hy në punë, dhe po na ndihmove ne nuk do ju lejmë pa punë.
Y:Sa herë keni kërkuar, unë ju kam ardhur nga mbrapa.
F: Jam totalisht e bindur që ti duhet të ishe në punë, për ato halle ato probleme që ke.
X: Tani si e ke mendimin?
Y: Ka kohë edhe 4 ditë.
X: Jo jo, tani në makinë. Që dhe unë të bëjë llogaritë e mia. Unë të betohem si të duash ti. Qoftë me Kuran, qoftë me Bibël.
Y: Unë be bëj, por nuk kam besim te ju. Unë bëj be, epo nuk kam bërë kurrë, për votë.
F: Si nuk ke besim ti tek ne, kur po të betohemi me dorë në Bibël se do t’a kryjmë punën.
X: Unë kam ardhur që të bëj punë, por po nuk m’u beotove në Kuran, nuk mund të të besoj se ka një Zot lart, se jam 60 vjeç burrë.
F: Por nuk duhet me tregu gjë për këtë muhabet.
X: Unë dua që muhabeti të mbyllet këtu, mos të dali sepsë do ta mbyllim tani, o për Po, o për Jo.
F: Për atë Zot që kemi, këtë bisedë që kemi bërë këtu në makinë, sepse është për të mirën e familjes tënde. Ti brenda qershorit je në punë se ja ku me kë mua, anën zyrtare, dhe ja ku e ke edhe anën e gjakut (vëllain e Gjonit).
Y: Do të ju ndihmojë
X: Sa vota?
F: 10 vota?
Y: Do t’ju ndihmojë!
X: Je i sigurtë? Veje dorën në Kuran edhe unë në Bibël. Brenda qershorit e ke të mbaruar.
Y: 5 vota i ke të rregullta.
F: Tani Gjoni po më pyet “si u ndatë?” dhe “po” i them për po, kështu që mos na prish punë, se jemi njerëz pa fjalë. Mos na dëmto.
Y: Kë të dëmtojë?
F: E mbyllëm.