Connect with us

Bota

“105 viktima nga sulmet izraelite”/ Goditet pallati në qendër të Bejrutit, raportohet për tre të vrarë nga Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës

Izraeli duket se po zgjeron fushatën e tij kundër grupeve të mbështetura nga Irani në të gjithë Lindjen e Mesme, teksa vazhdojnë sulmet ndërkufitare me Hezbollahun në Liban.

105 njerëz u vranë dhe 359 të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet izraelite, sipas autoriteteve libaneze. Sipas kryeministrit, 1 milionë njerëz janë detyruar të lenë shtëpitë e tyre deri në të gjithë vendin deri më tani.

Gjatë natës, u raportua për sulmin e parë në qendër të Bejrutit, ndryshe nga më herët kur sulmoheshin bazat e Hazbollahut në periferi. Shpërthimi ndodhi në një pallat, ku sipas Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, të cilin SHBA dhe BE e konsiderojnë një organizatë terroriste, por që është gjithashtu anëtare e Organizatës për Çlirimin e Palestinës, një koalicion i njohur në OKB si përfaqësuesi zyrtar i palestinezëve, thotë se tre nga drejtuesit e saj u vranë në sulm.

Të dielën, Izraeli nisi gjithashtu sulme ajrore kundër Houthi-ve të mbështetur nga Irani në Jemen. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Houthi tha se të paktën katër persona u vranë dhe 29 u plagosën në sulmet ajrore në portin e Hudaydah.
Advertisement