Connect with us

Lifestyle

106-vjeçarja, modelja më e vjetër e kopertinës së famshme Vogue

Vogue Philippines prezantoi Apo Whang-Od si yllin e kopertinës së muajit prill, një lëvizje që e bën artisten e tatuazheve, 106 vjeç, nga Filipinet personin më të vjetër që është shfaqur ndonjëherë në kopertinën e Vogue.

Whang-Od – e njohur gjithashtu si Maria Oggay – ka përsosur artin e tatuazheve me dorë që kur ishte adoleshente, duke mësuar nën udhëzimet e të atit.

Ajo konsiderohet mambabatok më e vjetër e vendit – ose tatuazhistja tradicionale Kalinga. Për të bërë tatuazhet, ajo përdor vetëm një shkop bambuje, një gjemb nga një pemë pomelo, ujë dhe qymyr.

106-vjeçarja bën histori në kopertinën e Vogue

FOTO: ARTU NEPOMUCENO/VOGUE PHILIPPINES

Sot, vizitorët ndërkombëtarë që kërkojnë dizajnet e saj gjeometrike përbëjnë pjesën më të madhe të klientelës së saj. Arti mund t’u transmetohet vetëm të afërmve që kanë lidhje gjaku dhe Maria ka disa vite që stërvit mbesat.

“Ne besojmë se koncepti i bukurisë duhet të evoluojë dhe të përfshijë fytyra dhe forma të ndryshme dhe gjithëpërfshirëse. Ajo për të cilën shpresojmë të flasim është bukuria e njerëzimit,” tha kryeredaktorja e Vogue në Filipine, Bea Valdes.

Para kopertinës së Maria-s, rekordi për modelen më të vjetër në një kopertinë të Vogue mbahej nga aktorja Judi Dench, e cila u shfaq në kopertinën e British Vogue në vitin 2020, në moshën 85-vjeçare.

Advertisement