Politike
11 herë në zgjedhje për 34 vjet / Shehi: Kam më shumë humor se këta, por…

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir Shehi ishte i ftuar ” për të folur për situatën politike. Kjo e fundit, në “optikën” e dikujt që ka një eksperiencë të tillë padyshim shihet krahasuar edhe me politikën e dikurshme.
“Ka ndryshuar edhe morali i fushatës. Në atë kohë ishin të gjithë të barabartë, djemtë e shkolluar. Sot s’ka nevojë të jesh i shkolluar, sot janë djemtë e pasur! Nuk është pak kjo?! Kjo luan rol, jo pozitiv për mua!”, tha Shehi teksa u kthye pas në fushatën e para 34 viteve.
Drejt 11 Majit, Shehi kandidon si bashkëkryetar i koalicionit opozitar “Djathtas 1912”. Megjithatë, nuk ka një këndvështrim pozitiv për mënyrën si votohet në vend.
Po pse Shehi nuk pranoi ftesën e PD-së për “bashkim forcash”.
“Kjo punë ka përfunduar për 1 mijë motive, por për ato politike. Ne nuk jemi dakord me këtë lidership. Aty është e drejta e tyre të zgjedhin kë të duan, por e drejta jonë të marrim rrugën si të duam ne. I kam pas thënë (referuar Sali Berishës) që nuk vazhdon ky teatër absurd. Nuk është ndonjë shpresë e madhe. Nuk mjafton më për të mundur Edi Ramën, sepse ka një trupë qytetarësh që nuk e do Ramën, por nuk e voton më Berishën!”
Pasimet virtuale mes kryeministrit Edi Rama dhe kreu të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha i quajti taktika për të rrëmbyer klikime.
“Kjo është për të marrë klikime. Dil nudo e do të të klikojnë të gjithë. Unë them të ndërtojmë politikë. Unë kam më shumë batutë e humor se këto, por kur flet me qytetarin sidomos për zgjedhjet, nuk mund ta kthesh në tallava. Merr përgjegjësi, flet me seriozitet.”

